Kroacia ia kthen perimet Maqedonisë, për shkak të pranisë së pesticideve të ndaluara

Pero Nikolov, anëtar i kabinetit të zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski, zbuloi se në më pak se dy muaj, në disa dërgesa të eksportit të perimeve, kontrolli kufitar kroat për ushqim, bazuar në analizat laboratorike, përcaktoi praninë e pesticidit të ndaluar klorpyrifos, përcjell INA.

Ai shton se ky pesticid është i ndaluar në BE që nga viti 2020 dhe pyet se si ka përfunduar ky pesticid në tregun e Maqedonisë së Verit.

“Ky nuk është rasti i parë i eksportit të perimeve nga Maqedonia që kontrolli kufitar kroat ka gjetur pesticidin e ndaluar klorpyrifos, kemi pasur një rast të ngjashëm vitin e kaluar kur klorpyrifos është gjetur në disa dërgesa”, thotë Nikolov.

Ndryshe, ky nuk është rasti i parë i tillë i produkteve të kthyera nga kufiri kroat. Në shkurt u ndalua një ngarkesë me perime të freskëta, karota, ku u konfirmua prania e pesticidit të ndaluar. Për momentin nuk dihet rezultati i kësaj dërgese me perime, gjegjësisht nëse është asgjësuar në Republikën e Kroacisë apo është kthyer në Maqedoninë e Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu