Kritikat e Frontit Europian – Mexhiti: Ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë

Derisa Fronti Europian ankohet për rivotimin e së mërkurës dhe derisa kritikojnë VLEN-in se nuk ka legjitimitet për të përfaqësuar shqiptarët, Izet Mexhiti iu përgjigjet me një thënie.

“Ka një thënie, ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë. Por mirë është që të gjejnë faktorët për humbjen, mirë është të reformohen e më pak të kërcënohen sepse i bëjnë keq vetvetes askujt tjetër”, tha Mexhiti. Mexhiti foli edhe për marrëveshjen e majit të vitit 2007, me çka tha se ajo marrëveshje parasheh që qeveri të formojnë fituesi në kampin maqedonas me fituesin në kampin shqiptare. E sipas tij BDI iku nga koncepti etnik dhe kaloi në konceptin multietnik, dhe nuk është më pjese e kampit shqiptar.

“Momentin kur u desht të ballafaqohet VLEN me BDI, pas thirrjes së Ahmetit, ai për herë të parë iku, e la konceptin etnik dhe doli në konceptin multietnik. Unë them se është legjitime, por në momentin kur ke dal në konceptin multietnik dhe kur deklaron se ti garon në superligë, garon me VMRO DPMNE dhe LSDM, atëherë e pret përfundimin e rezultateve. Përfundimi i rezultateve është që VMRO ka fitu, dhe ti që ke garu me VMRO ke humb dhe shkon në opozitë. Tash kur nuk i kovenon kjo, Osmani e Ahmeti mundohen të kthehen te kampi etnik. E këtu ka problem se kur është bë marrëveshja e majit në 2007 unë kam qenë në grupin me të cilin kam biseduar me VMRO DPMNE dhe kemi ardh deri te marrëveshja e majit, që është fituesi shqiptare me fituesin maqedon. Dhe në momentin që ke bo koalicion multietnk dhe thirresh në votat ë gjitha atyre nuk mund të jesh fitues shqiptar”, shtoi Mexhiti.

Sipas Mexhitit fitues absolut në kampin shqiptar është VLEN, sepse fitoi 107 mijë vota, duke shtuar se në Maqedoni nuk ka më shumë se 200 mijë vota shqiptare për shkak të migrimit.
* Intervistën e plotë me Izet Mexhitin mund ta ndiqni sonte, në Click Plus në TV21 me fillim prej orës 21:30

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kina ndalon dorezat e fshehura të dyerve në makinat elektrike për arsye sigurie

Autoritetet kineze kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e dorezave të fshehura të dyerve në makinat elektrike, duke i konsideruar ato të rrezikshme në raste...

Donald Trump kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Harvard University

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar zyrtarisht 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit, duke e akuzuar për dështim në trajtimin e antisemitizmit...

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu