Kristian Malocaj: Shqiptarët nuk dorëzohen kurrë, synoj të arrijë majat e suksesit

I ri por shumë i suksesshëm. Ndonëse mbron ngjyrat e Gjermanisë ai gjithmonë prezantohet si shqiptar. Thai box, kick box, box e shumë sporte të tjera e të rënda e bëjnë Kristian Malocajn një djal të guximshëm që synon vetëm majat, ashtu e thotë dhe në intervistën e tij. Ndeshjen e fundit e kaloi me fitore, stërvitet 2 orë në ditë ndërsa fillimet i kujton si shumë të vështira.

Si e nisët këtë sport?
Këtë sport e nisa se më pëlqente qysh kur isha fëmijë, Thai-box.

Kush iu shtyu drejt boksit?
Mua më shtiu vetvetja se më pëlqente edhe ëndërroja dikur të bëhem kampion e të fitoj rripat e Thai Boxit.

Sa e vështirë ka qenë për ju të arritni këto nivele?
Ka qenë shumë e vështirë, duhej stërvitje 6 herë në javë. Edhe nuk kisha mbështetje financiare nga askush.

Sa orë në ditë stërviteni?
Unë stërvitem 2 orë në ditë, pas 8 orëve punë në një kompani.

Cila ka qenë dita më e vështirë si boksier?
Dita më e vështirë ishte kur isha gjithë ditën në punë edhe më është dashur të punoj dhe të mbajë dietë para ndeshjeve që të shkoj në peshën e duhur.

Ke menduar ndonjëherë të tërhiqesh?
Të tërhiqem nuk kam menduar kurrë se kur shkoj të stërvitem më bën mirë për shëndet edhe të çliron nga stresi.

Shqipëria ka prodhuar shume boksierë. Si është e mundur?
Shqiptarët kanë zemrën e madhe edhe luftojnë deri në fund, mund të humbin por nuk dorëzohen kurrë.

Mos ka të bëjë kjo me karakterin e fortë të shqiptarit?
Patjetër shqiptarët kanë shumë karakter të fortë jo vetëm në sport po edhe në të gjitha gjërat.

Në ring jeni ngjitur duke u ndeshur për Gjermaninë, por edhe flamurin shqiptar nuk e hiqni asnjëherë. Na përshkruaj pak emocionet…
Unë ndeshem për Gjermaninë sepse jetoj këtu po jam krenar që jam shqiptar, me karakter të fortë edhe e di që kurrë nuk mundem të dorëzohem.

Si kaloi ndeshja e fundit ku u shpallët fitues?
Ndeshja e fundit shkoj mirë, u ndesha me kongolezin për 5 runde edhe e fitova titullin WBC në peshën 72.5 kg.

Kujt ia dedikon sukseset e tua?
Sukseset e mia ja dedikoj familjes time, trajnerit Marco Hartmann, sponsorit Ole Peters edhe Stefan Overdick që më kanë ndihmuar jashtë mase.

Ke diçka për të gjithë shqiptarët?
Për shqiptarët kam vetëm një porosi, të mbështesin sportistët sa më shumë që të arrijmë sa më lartë.

Objektivi juaj i ardhshëm?
Objektivi im është në shtator, të ndeshem për titull europian në WBC dhe në dhjetor për kampionat botëror në Kickbox.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu