Kriporja e Nartës, me pamje unike e kontrast ngjyrash

Laguna e Nartës është një prej perlave të Shqipërisë, që ofron një panoramë magjepsëse. Kriporja e Nartës gjendet në skajin jugor të ultësirës bregdetare, në afërsi të qytetit të Vlorës. Në periudhën shtator-tetor, zona është fantastike për shkak se thahet uji dhe mbetet vetëm kripa. Kriporja e Nartës është e para në Shqipëri.

Kriporet mbulojnë sot një sipërfaqe prej 1472 ha. Prodhimi i kripës nisi në vitin 1958. Në vitet e para, kriporet prodhonin rreth 25-30,000 ton/vit, dhe punësonin afro 250 vetë prej fshatrave të zonës dhe qytetit të Vlorës.

Prodhimi u rrit në vitin 1970 me 70000 ton dhe punësonte deri në 800 vetë. Në vitin 1975, kriporet nisën nxjerrjen në treg të kripës së jodizuar me një kapacitet prej 5 000 ton/vit. Prodhimi arriti maksimumin e vet në vitet 1975-1985 me një total prej 140 000 ton kripë. Në atë kohë, kriporet punësonin afro 1250 vetë.

Gjatë ditëve të nxehta të verës vaskat e kripores së Nartës, pjesë të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë shndërrohen në ngjyrën rozë dhe korale. Periudha e verës, pikërisht në ditët me temperatura maksimale karakterizohet nga lulëzimi i algave të quajtura Dunaliella Salina, të cilat kanë një prezencë të lartë të pigmentit Beta Karoten. Uji në hapësirat për prodhimin e kripës gjatë kësaj periudhe merr ngjyrë rozë duke krijuar imazhe të mahnitshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu