Krijesa e rrallë e thellësive befason plazhistët në Kaliforni

Plazhistët në Kaliforni përgjatë bregut të Paqësorit kanë parë një peshk jashtëzakonisht të rrallë nga familja armadillo që jeton në thellësi të mëdha dhe rrallë në sipërfaqe, raportojnë sot mediat.

– Advertisement –
Kjo specie shihet shumë rrallë dhe më së shpeshti kur ngordh dhe del në breg pas një stuhie, shkruan Guardian.

Robert Hayes, i cili ishte në një plazh në Kaliforni me gruan e tij, filmoi një peshk të gjatë, të sheshtë dhe vezullues sapo e pa në ujë.

Siç tha ai, edhe pse nuk e kishte parë kurrë më parë, e njohu menjëherë specien, e cila shpesh quhet

“Peshku i Ditës së Gjykimit” (“Doomsday fish”) sepse sipas besimit popullor mund të parashikojë fatkeqësi natyrore.

Sipas Hayes, peshku dukej se ishte plagosur, kështu që ata e çuan atë te një ekspert i biologjisë detare.

Specia më e gjatë e parë ndonjëherë ishte 11 metra e gjatë, sipas të dhënave nga Muzeu i Historisë Natyrore në Florida.

Ky lloj peshku është parë në ujërat e Kalifornisë tre herë gjatë vitit të kaluar dhe shkencëtarët ia atribuojnë paraqitjen e tij më të shpeshtë ndryshimit të kushteve në oqeane.

Sipas folklorit japonez, “dragoi me rrip” konsiderohet si një pararojë e “ditës së gjykimit”, megjithëse historianët kanë kundërshtuar teorinë se ai mund të parashikojë tërmetet.

Kjo ide u bë sërish aktuale pasi rreth 20 specie të tilla u gjetën në plazhet japoneze pas tërmetit shkatërrues të vitit 2011, sipas Guardian.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ali Ahmeti nga Dollneni: Me thirrje nacionaliste po vendosni në rrezik Marëveshjen e Ohrit dhe shtetin unitar (VIDEO)

Aleanca Kombëtare për Integrim sonte ka mbajtur tubimin e rradhës në Dollnenin, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit është...

PEKINI NDALON EKSPORTET E RRALLA! Kina godet SHBA-të me kufizime të reja për elementët e rrallë

Një përplasje e re po ndizet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Pekini ka shpallur ndalimin e eksporteve të elementëve të rrallë minerale kritike...

Maqedoni, 54% e të rinjve janë përballur me korrupsionin

54 % e të rinjve janë përballur me forma të ndryshme të korrupsionit, 30% e tyre me blerje diplomash dhe 24.3% me blerje notash....

Ursula von der Leyen të mërkurën do të jetë në Shkup

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pasi i mbijetoi dy mocioneve të votëbesimit në Parlamentin Evropian, do të realizojë vizitë disaditore në...

S’ndalen luftimet në Gaza, OKB-ja e pezullon evakuimin e foshnjave nga veriu

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, UNICEF, tha të enjten se u detyrua që të pezullonte një mision të miratuar paraprakisht për transferimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu