Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

Pak ditë para zgjedhje presidenciale në Maqedoninë e Veriut diaspora shqiptare në Berlin, ka dhënë fjalën për përkrahjen e koalicionit VLEN, për ndryshimin që pritet të ndodhë. Këtë zotim e kanë dhënë të pranishmit në tubimin madhështor në të cilin mori pjesë kreu i alternativës, Afrim Gashi bashkë me liderët e koalicionit vlenë dhe kandidatin për President, Arben Taravari, njoftoi VLEN.

“Jam i nderuar, sepse sonte nuk jam këtu vetëm si Afrim, apo vetëm si lider i Alternativës, por si pjesë përbërëse e një koalicioni gjithëshqiptar në Maqedoninë e Veriut, Koalicionit VLEN, përpjekjes më serioze politike shqiptare për ndryshim në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Gashi para të pranishmëve. Ai ka bërë të ditur se partitë politike shqiptare janë bërë bashk në koalicionin e ndryshimit, sepse bashkimi VLEN.

“Ne jemi nisë për ndryshim, sepse populli ynë ka nevojë për barazi pa diskrimin, shtetformim e jo margjinalizim, zhvillim ekonomik për të krijuar mirëqenie e jo bixhoz, llotari e fajdexhi”.

Gashi duke falënderuar diasporën për kontributin e vazhdueshëm është zotuar se do të formoj Këshillin Kombëtar të Diasporës Shqiptare me përfaqësues nga të gjitha subjektet politike shqiptare nga të gjitha trojet.

“Ky këshill do ta evidentojë potencialin ekonomik të mërgatës shqiptare dhe do ta lidhë atë me vendlindjen në formën e investimeve e të pjesëmarrjes politike”, ka thënë Gashi. Sipas tij, shqiptarët nuk do të jenë më vetëm përqindje simbolike në institucionet publike. Prandaj do ta kenë fuqinë për të bërë edhe ndryshimet e nevojshme ligjore që i hapin rrugë krijimit të kushteve më të mira për investimet e diasporës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bllokohet Këshilli i Komunës së Strugës! Qyra paralajmëron zgjedhje të reja për këshilltarë

Është bllokuar puna e Këshillit të Komunës së Strugës! Edhe pse kanë kaluar afër dy muaj nga zgjedhjet lokale, në këtë komunë assesi të...

Ahmeti takon Spiropalin: Marrëveshja e Ohrit mbetet themel i stabilitetit në RMV

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se ka realizuar takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. “Sot, bashkë me Kryetarin...

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

37 burra janë bllokuar në këtë ‘cikël tragjik’, si pasojë e këmbënguljes së Donald Trump për të rikthyer dhe forcuar dënimin me vdekje në...

36-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku me bashkëpunëtorë bëjnë homazhe të varri i Rugovës

Në 36-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek varri i presidentit...

Sot mbahet mbledhje komemorative në nderim të këngëtarit Shemsi Krasniqi – Shemi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot, në ora 13:00, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, do të mbahet mbledhja...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu