Krenar Lloga: Kush ëndërron të na bëjë si vetja, është mendjelehtë! Kjo qeveri është antishqiptare. Pikë.

Në një deklaratë publike para zgjedhjeve parlamentare, Krenar Lloga ka dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë për situatën politike aktuale, duke kritikuar qeverinë dhe duke u bërë thirrje forcave politike shqiptare për unitet.

“Nëse dikush nga njëra palë, ose tjetra, ka parë ëndrrën e gomarit (me ujkun) se do të na ftojë për të na bërë si vetja dhe për të marrë nga kombëtarizmi dhe morali i fituesit të zgjedhjeve — është mendjelehtë, thënë më butë. Ose nëse dikush del për të bërë një ‘dush patrioti’ dhe shfajësimi, dhe në të njëjtën kohë të na parashkruajë me Mickon rrugën tonë — thjesht nuk na ka njohur ose na ka ngatërruar me veten,” deklaroi Lloga.

Ai theksoi se kjo qeveri është “antishqiptare”, duke shtuar se ka ardhur koha për bashkim dhe veprim të përbashkët politik: “Ajdeni në një front të përbashkët shqiptarësh.”

Deklarata vjen në një kohë kur dinamika politike në vend është intensifikuar dhe pozicionimi i partive shqiptare pritet të ketë ndikim vendimtar në përbërjen e ardhshme parlamentare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu