Krasniqi për krerët e UÇK-së në Hagë: Mund t’i burgosësh, por nuk mund t’ua mohosh prezencën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar një vjetorin e “Marshit të Drejtësisë” të mbajtur në sheshet e Prishtinës.

Krasniqi kur po bëhen tri vite e gjysmë nga shkruaja në Hagë e ish-krerëve të UÇK-së ka vizituar familjet e tyre. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar që figura të historisë mund edhe t’i burgosësh por nuk t’ua mohosh prezencën.

“Janë disa personalitete, të rralla gjatë historisë, emri dhe veprimtaria e të cilëve e tejkalon të zakonshmen. Të tillët, mund edhe t’i burgosësh, por s’mund t’ua mohosh prezencën. Të tillë janë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërsa ka shtuar se për gjithë këto vite ish-krerët kanë qenë të popullit dhe më së paku të familjeve të tyre.

“Në 54, 55, 71 dhe 51 vitet e tyre të deritashme, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, më së paku u kanë takuar vetes dhe familjes. Rruga e tyre deri te liria, me fatin e një populli mbi supe, ka kaluar nëpër luginën e vdekjes më tepër se gjysmën e jetës së tyre”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera ai ka shtuar se është detyrë e tyre që derisa të kthehen në Kosovë të vazhdojnë misionin e tyre për shtetndërtim.

“Sot, është obligim i ynë që, deri kur t’i kemi përsëri fizikisht në mesin tonë, ta vazhdojmë ëndrrën dhe punën për shtetndërtim, fuqizim dhe integrim. Ky është respekti dhe nderimi më i madh që mund t’u bëjmë emrave të tyre, sakrificës së tyre, familjeve të tyre. Këtë ua thash edhe familjarëve të tyre të respektuar gjatë vizitave të sotme te ta”, ka shkruar kryetari i PDK-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arabia Saudite, rruga më e drejtë në botë: 240 kilometra pa asnjë kthesë

Arabia Saudite mban një rekord unik në Librin Guinness: “Highway 10” është rruga më e gjatë e drejtë në botë, me plot 240 kilometra...

Gjimnazi “7 Marsi” në Tetovë organizon punëtori për bullizmin dhe dhunën me nxënësit e viteve të para

Sot, në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë është zhvilluar një punëtori edukative me temë “Bullizmi dhe Dhuna”, e organizuar nga psikologia e shkollës, znj....

Lladrovci përshëndet dorëheqjen e Krasniqit, mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së

Ramiz Lladrovci ka përshëndetur vendimin e Memli Krasniqit për t’u dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell TV21. Lladrovci thotë...

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu