Kosovë, tre të vdekur e 661 raste pozitive me COVID-19 për 13 ditë

Tre persona kanë vdekur dhe 661 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVD-19 në dy javët e fundit.

Sipas IKShPK-së, nga 661 raste të raportuara në dy javën e fundit, rezulton se grupmosha më e prekur janë ata prej 50 deri në 59 vjeç me 119 raste dhe grupmosha 20-29 vjeç me 116 raste.

“Vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit, veçanërisht ndaj formave të rënda të sëmundjes. Mbrojtja përmes vaksinës e individëve në rrezik të lartë të rezultateve të rënda (si p.sh. të moshuarit) mbetet i rëndësishëm”.

“Rekomandohet ngritje e vigjilencës nga ana e punëtorëve shëndetësorë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të infeksioneve”.

“Të respektohen masat mbrojtëse (pastrimi i duarve, mbajtja e maskave…), si dhe reduktimi i vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me COVID-19”, thuhet në reagimin e IKShPK-së, transmeton Klankosova.tv.

IKShPK-ja rekomandoi po ashtu që rastet që rezultojnë me COVID-19 të izolohen për pesë ditë, kurse kthimi në aktivitetet të punës të bëhet sipas rekomandimit të mjekut.

“Mos të qëndrohet në ambiente të mbyllura dhe ku ka grumbullime, ku mundësia e infektimit është më e madhe”.

“Të vaksinohet dhe ri-vaksinohet popullata, me theks të veçantë për grupet e rrezikut (personat me sëmundje kronike jo-ngjitëse, personat mbi 65 vjeç”, tha tutje IKShPK, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, rekomandim tjetër i IKShPK-së është që personat me shenja të COVID-19 të testohen, ndërsa rastet ambulantore dhe të hospitalizuara në ShSKUK të analizohen nga ana e mjekëve, ndërsa trajtimi të bëhet sipas udhërrëfyesit klinik për menaxhimin dhe trajtimin e rasteve të COVID-19.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në emisionin ZOOM në TVM2 ku ka folur për ngjarjet...

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në komunën e Sarajit, ku koalicioni Aleanca për Integrim Kombëtar (AKI) nuk arriti të sigurojë fitore, partia...

Nga kulmi i lavdisë te plagët e tradhtisë: Historia e Haqim Ramdanit!

Nga:Rami Mislimi Deri dje pothuajse i panjohur jashtë kufijve të Bërvenicës, Haqim Ramadani arriti të bëhet një nga emrat më të përfolur të zgjedhjeve...

Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shërbimet e sigurisë janë në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, pa specifikuar se cili mund...

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese

Nuk ka hapa konkretë nga Maqedonia në procesin eurointegrues, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përcjell TV21. Në të theksohet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu