Kosovë, autoritetet qeveritare mbyllin katër komuna paralele të cilat “lëshonin dokumente kundërligjshëm”

Ministri Elbert Krasniqi tha se këto objekte janë kundër juridiksionit të Republikës së Kosovës, derisa shtoi se “aktiviteti ilegal i strukturave paralele të Serbisë ka fund”

Kosovë, autoritetet qeveritare mbyllin katër komuna paralele të cilat “lëshonin dokumente kundërligjshëm”

Prishtinë
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se në fshatin Vranisht të Komunës së Dragashit, kanë mbyllur katër komuna paralele, ku sipas tij janë lëshuar kundërligjshëm dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit, transmeton Anadolu.

Siç ka njoftuar ministri Krasniqi nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku mori pjesë edhe ministri brendshëm Xhelal Sveçla, këto “komuna paralele” kanë funksionuar që nga paslufta në Kosovë.

“Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. Në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. Nga sot ajo më nuk operon. Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejojë asnjë paralelizëm kundërkushtetues”, theksoi Krasniqi.

Krasniqi tha se këto objekte janë kundër juridiksionit të Republikës së Kosovës, derisa shtoi se “aktiviteti ilegal i strukturave paralele të Serbisë ka fund”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se në çdo cep të Republikës së Kosovës do të luftohet kriminaliteti, ilegaliteti dhe çfarëdo shkelje e ligjit.

“Në Republikën e Kosovës do të ketë organe legjitime të cilat do t’u shërbejnë gjithë qytetarëve pa asnjë dallim. Nuk ka vend për Serbinë, përveçse si kemi thënë edhe më herët, Ambasadës së saj në Prishtinë”, theksoi Sveçla.

Gjatë ditës së djeshme, Sveçla dhe Krasniqi morën pjesë po ashtu në një aksion në Komunën e Zveçanit, ku punëtorët e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës hoqën një billbord me motive serbe dhe ruse.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kadriu për shkrirjen e VLEN-it: Gjithçka që fillon me manipulime, ashtu edhe përfundon

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Gzim Kadriu, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj partnerëve të koalicionit VLEN, duke i akuzuar ata për...

Ali Ahmeti në vizitë tek Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Sot, gjatë vizitës sime në Prishtinë, pata kënaqësinë të pritem nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, me të cilën zhvilluam një...

Arbër Hajdari zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas mbarimit të BBV, por pse?

Në një intervistë të parë pas mbarimit të “BBV” në “Ftesë në 5” Arbër Hajdari ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara në...

Mbaron mbledhja e VLEN-it, zyrtarizohet shkrirja e LD, Besës dhe AAA-së! Formohet kryesia, por kur kryetari?

Ka mbaruar mbledhja e koalicionit VLEN në të cilën morën pjesë Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi bashkë me anëtarët e kryesisë së...

Idrizi: Do të hiqet tabela vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë

Drejtori i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Arsim Idrizi ka reaguar lidhur me tabelën e vendosur vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë. “E informojmë opinionin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu