“Kosova, pjesë e patjetërsueshme e Serbisë” – Beogradi miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”

Kuvendi i Serbisë e ka miratuar të mërkurën të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb, e cila doli nga një “Kuvend gjithëserb” muajin e kaluar në Beograd.

Deklarata – e miratuar më 8 qershor në Beograd në një takim të përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës – përbëhet nga 49 pika dhe e përmend edhe Kosovën.

Aty thuhet se populli serb “përbën një entitet të vetëm” dhe se, ndonëse “përgjatë historisë, populli serb ka jetuar në shumë shtete me emra të ndryshëm, ai ka të drejtë të ruajë traditën e tij të pasur”.

Në takimin e 8 qershorit në Beograd ishte insistuar në, siç është thënë, “përdorimin e emrit të plotë të provincës jugore serbe – Kosova dhe Metohija” – si referencë për shtetin e Kosovës.

Agjencia serbe e lajmeve “Beta”, raporton se Deklarata u miratua me 139 vota pro dhe u duartrokit nga përfaqësuesit e Qeverisë serbe. Nëntë deputetë votuan kundër, ndërsa asnjë nuk abstenoi.

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, nuk ishte i pranishëm gjatë votimit, pavarësisht se ardhja e tij në Kuvendin e Serbisë për këtë ishte paraljamëruar.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, kishte marrë pjesë në seancën e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska kur kjo e fundit e votoi Deklarata në Banja Llukë në fillim të këtij muaji, raportoi portali N1.

Miratimi i kësaj Deklarate nga Republika Sërpska u dënua nga anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, si dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë.

Përveç pjesës për emrin, në Deklaratë përmendet edhe që Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, dhe që Kuvendi gjithëserb mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Mes tjerash përmendet që serbët në Kosovë, si dhe gjithë qytetarët tjerë që janë besnikë të Serbisë, duhet të mbrojnë manastiret, kisha, pronat private, varrezat dhe objektet tjera të rrezikuara.

Nënshkruesit e Deklaratës i kanë dënuar edhe ato që i kanë konsideruar kushte të patolerueshme të jetesës së serbëve në Kosovë, të krijuara prej autoriteteve të Prishtinës, por pa përmendur ndonjë fakt konkret.

Në një pikë tjetër është përmendur edhe nevoja e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, si mënyra e vetme e qëndrueshme për zgjidhje të problemit.

Kroacia raporton ditën më të vështirë për zjarrfikësit, vendet e Ballkanit luftojnë flakët në valën e të nxehtit
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës. Dy vendet dialogojnë në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve, qysh prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./REL

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu