Kosova padit Serbinë në UEFA/ Nga Prishtina akuzojnë tifozët për sjellje raciste

Sa mirë do të ishte të flisnim vetëm për futbollin.

Europiani vazhdon I shoqëruar me sjelljet e tifozëve që shkaktojnë akuza nga Federata të tjera dhe me hetime nga UEFA.

Rasti më I fundit ishte denoncimi që Federata e Futbollit e Kosovës bëri pikërisht në UEFA ndaj Federatës Serbe, pasi tifozët e kësaj të fundit lëshuan sërish thirrjet “Kosova është Serbi”.

Federata njoftoi në faqen e saj në rrjet se ka përgatitur ankesën e radhës për sjellje të përsëritur nacionaliste dhe raciste nga tifozët serbë në ndeshjen e grupit C ndaj Sllovenisë.

Njoftimi sqaron se në tribuna u vendos flamuri serb me hartën e Kosovës dhe diçiturën “Nuk ka dorëzim”.

Pak ditë më parë, thirrje të tilla u dëgjuan në ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë, ku gjithashtu ishin vendosur flamuj dhe parulla për Kosovën, ndërsa gazetari nga Kosova, Arlind Sadiku, iu përgjigj duke bërë shenjën e shqiponjës me duar, nga fusha pranë tribunës ku ishin tifozët serbë.

Pritet që UEFA të hapë një tjetër hetim disiplinor, dhe të marrë një vendim I cili normalisht do të jetë një tjetër gjobë./abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Muhamed Hoxha ministër i Ekologjisë? VLEN dhe VMRO takohen për rikonstruimin e Qeverisë

Në takimin e krerëve të VLEN-it dhe Kryeministrit Mickoski që po zhvillohet sonte në mbrëmje pritet që të shqyrtohen propozimet për zëvendësime të disa...

Saranda Imeri kandidate e VLEN-it për kryetare të komunës së Gostivarit!

Saranda Imeri nga VLEN në “Hajde flasim” tha se ende nuk ka një vendim zyrtar se kush do të jetë u.d kryetar i Komunës...

Saranda Imeri: Largimi i Ermira Mehmetit një humbje e madhe për skenën politike! Në VLEN ka hapësirë, por varet nga ajo

Se a mund të kthehet Ermira Mehemti në politikë? Sarana Imeri tha se është vendim i saj, por hapësirën në VLEN do ta ketë,...

Granit Xhaka flet për Avdullahun dhe Hajdarin: “Vendimi i tyre për Kosovën është për t’u respektuar, por nuk do ta kishin të lehtë në...

Kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, ka dhënë së fundmi një intervistë për median zvicerane “Blick”, ku ka komentuar largimin e dy talenteve me...

Lakra turshi- superushqim për imunitetin, por ekspertët rekomandojnë që të konsumohet me kujdes!

Ndërkohë që shumë njerëz e preferojnë lakrën turshi si shoqërues ideal të mishit, patateve apo perimeve, ekspertët paralajmërojnë se përfitimet shëndetësore varen nga sasia...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu