Kosova me rekord të ri: Maratonë zgjedhore dhe përballja e tretë brenda një viti

Legjislatura e nëntë është shpërndarë nga presidentja Vjosa Osmani, pasi për shtatë muaj nuk arriti të zgjedhë Qeverinë e re në dy tentime. Pas konsultimeve me partitë, Osmani caktoi 28 dhjetorin si datë për zgjedhjet e parakohshme, ndërkohë që partitë opozitare kërkonin 21 dhjetor.

Kështu, Kosova hyn në zgjedhjet e treta për këtë vit, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Për zgjedhjet parlamentare ishin parashikuar 8.7 milionë euro, ndërsa shpenzimi real ishte rreth 7.9 milionë euro. Zgjedhjet lokale kërkuan një buxhet prej 10.5 milionë eurosh.

Në zgjedhjet lokale, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë udhëhequr nga shtatë komuna secila. Partia Demokratike e Kosovës fitoi disa komuna si Prizren, Kaçanik dhe Vushtrri, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës triumfoi në 5 komuna, ndërsa Lista Serbe mbetet partia me më shumë komuna nën udhëheqje.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Vetëvendosje fitoi mbi 42% të votave, e ndjekur nga PDK me 20.95% dhe LDK me 18.27%. Koalicioni AAK-Nisma dhe Lista Serbe morën respektivisht 7.06% dhe 4.26% të votave.

Me këtë cikël zgjedhor, Kosova vendos një rekord të ri në garat elektorale, duke bërë që qytetarët të përballen me një maratonë politike të pazakontë brenda një viti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu tregon se pse ‘kurrë’ nuk do të krijohet shteti i Palestinës

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me çështjen palestineze, duke theksuar se krijimi i një shteti palestinez është i...

Qeveria “avullon” investimin për UNT: Nga 40 milionë të premtuara, vetëm 1 milion euro në buxhet- gjithçka mbetet propagandë

Projektin e madh të Kampusit Universitar “Nënë Tereza”, të shpallur me entuziazëm në shtator si investim strategjik prej mbi 40 milionë euro, Qeveria e...

Snopçe: Qeveria po synon të rikthejë periudhën para konfliktit të vitit 2001

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët nga Arben Taravari, Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm, në të cilin për herë...

Ndërron jetë hoxha i njohur nga Haraçina Idriz Bajrami

Haraçinë, 20 nëntor – Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar me një postim publik pas lajmit për ndarjen nga jeta të...

Shoqata e maqedonasve “VMRO-DPMNE Albania”, Mickoski në Tiranë në hapjen e zyrës së re

Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristian Mickoski, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgija Sajkoski dhe kryetarja e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, Zhaklina Peshevska,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu