“Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva – për mua të gjitha janë Shqipëria ime”, Bebe Rexha shkakton reagime me deklaratën e saj

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka bërë një rikthim emocionues në vendin e saj të origjinës, Dibrën e Maqedonisë, pas 12 vitesh.

Në një postim të fundit në Instagram, Rexha ndau disa fotografi nga kjo vizitë dhe ndau ndjenjat e saj të thella për lidhjet familjare dhe rrënjët e saj.

Në përshkrimin e postimit, Rexha shkroi: “Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese.

Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona.”

Në një koment përbri këtij postimi, Rexha shprehu ndjenjat e saj për rajonin duke thënë: “Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva – për mua janë të gjitha Shqipëria ime”.

Ky koment ka shkaktuar një valë reagimesh, veçanërisht në mediat serbe, të cilët kanë qenë të zëshëm me lajme dhe tituj të ndryshëm për këngëtaren shqiptare.

Kjo vizitë dhe deklarata e saj kanë ndikuar shumë në opinionin publik, duke nxjerrë në pah lidhjet e forta të Rexhës me trashëgiminë dhe identitetin e saj kulturor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mos bëni fushatë me buzëqeshjet e fëmijëve të mi” – reagimi prekës i ish-nusës së djalit të Mendi Qyrës trondit Strugën!

Një reagim shpërthyes nga Arta Fonda, ish-nusja e djalit të kandidatit për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka tronditur opinionin publik. Ajo ka...

Policia e Kosovës arreston policin serb në pikën kufitare të Jarinjës

Njësitë e sigurisë së Kosovës kanë arrestuar sot në pikëkalimin kufitar të Jarinjës një pjesëtar të Policisë së Serbisë, i cili tentoi të hyjë...

Bilall Kasami në panik nga humbja? Dërgon begatona për të joshur votuesit maqedonas në Tetovë (FOTO)

Vetëm një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve, Bilall Kasami po përpiqet me çdo mënyrë të sigurojë mbështetje, duke dërguar BegatonA për të...

Racizëm dhe dhunë në Prilep- Shkëndija shpërthen ndaj Federatës: Veproni menjëherë!

KF Shkëndija 77 e Haraçinës ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën sot në stadiumin e Prilepit, ku gjatë ndeshjes u regjistruan...

Denion Meidani: Ambasada e Shqipërisë dënon me forcë çdo formë të urrejtjes racore në arenat sportive

Lidhur me incidentin e sotëm në ndeshjen e futbollit mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Pobedës në Prilep, ka reaguar ambasadori i Shqipërisë në vendin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu