Kosova është përballur tri herë me Rumaninë, sonte në kërkim të fitores së parë

Përballjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian, Kosova kundër Rumanisë e zhvilloi më 16 qershor 2023 në Prishtinë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” rrjeta e rumunëve u tund nga Edon Zhegrova, por goli u anulua nga VAR-i për një pozicion jashtë loje. Ai duel u mbyll 0-0, njofton Klankosova.tv

Ndeshja kthyese në Bukuresht më 12 shtator të po atij viti, u karakterizua me thirrje raciste të tifozëve vendas, të cilët edhe shfaqën shumë parulla anti-shqiptare e kundër shtetit të Kosovës.

Në fund, Rumania fitoi 2-0.

Ballafaqimi i tretë dhe i fundit deri sot, u zhvillua një vit më vonë, sërish në kryeqytetin e Kosovës, ku në kuadër të Ligës së Kombeve, reprezentacioni ynë shtetëror u mposht 0-3.

Sot në udhëtim te Rumania, kombëtarja kosovare synon t’ia bëjë ‘sefte’ një triumfi ndaj këtij oponenti, mbase në ndeshjen më të rëndësishme deri tani, e cila fillon në orën 20:45.

Rumania ka 12 pikë, ndërsa Kosova 9, raporton Klankosova.tv

Që të mund të arrihet vendi i parë në grup, vetëm fitorja është opsion, çdo rezultat tjetër e “gozhdon” Rumaninë në krye.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu