Kosova drejt zgjedhjeve/ Osmani mbledh liderët partiakë për datën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar në takim kryetarët e partive politike, për të enjten, sot, pas dështimit të mandatarit, Glauk Konjufca, që t’i sigurojë votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Nisma Socialdemokrate e kanë konfirmuar për Kohën se do të marrin pjesë në takimin e orës 10:30.

Sipas Kushtetutës, nëse as në tentimin e dytë nuk zgjidhet Qeveria, presidentja e Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre. Zgjedhjet e reja më së largu duhet të mbahen në janar.

Kuvendi i Kosovës të mërkurën ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të Qeverisë sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër. Partitë që deri tash ishin në opozitë – PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja ishin kundër. Nisma abstenoi. Pas dështimit për Qeverinë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Partitë politike i kanë kërkuar presidentes që të caktojë sa më shpejt datën e zgjedhjeve.

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se për caktimin e datës së zgjedhjeve nuk duhet humbur kohë.

“Shpresoj shumë që zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat duhet të shpallen menjëherë, sot apo nesër, pa humbur kohë, vërtetë të ju japin qytetarëve një mundësi për verdiktin e tyre që Kosovës do ti japë një qeveri e cila para së gjithash nuk është qeveri e një mentaliteti një partiak e përjashtues por një qeveri që e kthen bashkëpunimin si normë…”, ka theksuar Krasniqi.

E deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka bërë thirrje që për caktimin e datës së zgjedhjeve presidentja Vjosa Osmani të mos ndikohet nga askush.

“E thërrasim presidenten e vendit që të respektoj afatet kushtetuese dhe të mos lejojë asnjë ndërhyrje të kujtdo qoftë në vendimmarrjen e saj”, ka deklaruar Zemaj.

Ish-diplomati Sylë Ukshini të mërkurën mbrëma në “Interaktiv” ka thënë se nuk pret ndryshime të mëdha sa i përket rezultateve nga zgjedhjet e reja për partitë politike.

“Ky bashkimi i një pozicioni që e ka bë PDK me Bedri Hamzën, dhe vendosja e një kapele mendoj se Hamzës i ka dhënë më shumë fuqi dhe mund të shënojë një ngritje të ndjeshme në krahasim me partitë tjera. LDK-ja humbi dy bastione, do mbetet prapë në shifrat që ka qenë. LVV-ja mund të ketë plus minus. Por nuk mund të ketë ndryshime aq të mëdha brenda një kohë të shkurt”, përfundoi Ukshini.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu