Kosova drejt KiE, ministri serb: “Ditë e turpshme” në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se 16 prilli është “ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, pasi shumica e deputetëve të saj e mbështetën anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg. Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) e citoi Daçiç të ketë thënë se Serbia do ta vazhdojë luftën e saj “me të gjitha forcat” në mënyrë që vendimi të mos miratohet në Komitetin e Ministrave më 16 maj.

“Ne do ta shohim vlerën e fjalës që bashkësia ndërkombëtare ia dha presidentit Aleksandar Vuçiç, se Kosova nuk do të pranohej në Këshillin e Evropës derisa ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndryshe do të jetë gënjeshtër përsëri”, tha Daçiq. Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij, por Prishtina nuk e ka themeluar atë.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022 dhe bëri një hap përpara drejt anëtarësimit kur më 27 mars, Komisioni për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku thuhet se Kosova i plotësoi kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e kësaj organizate ndërkombëtare.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës, e themeluar më 1949. Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

Në dy raste, Serbia votoi kundër kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, megjithëse asaj i kërkohet të mos e kundërshtojë anëtarësimin e vendit fqinj në asnjë organizatë ndërkombëtare në përputhje me Marrëveshjen Bazë që palët e arritën në dialogut e ndërmjetuar nga BE-ja në shkurt të vitit 2023. BE-ja thotë se Marrëveshja Bazë është ligjërisht e detyruese për Kosovën dhe Serbinë. Por, zyrtarët e Beogradit kanë thënë vazhdimisht se nuk do t’i zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arabia Saudite, rruga më e drejtë në botë: 240 kilometra pa asnjë kthesë

Arabia Saudite mban një rekord unik në Librin Guinness: “Highway 10” është rruga më e gjatë e drejtë në botë, me plot 240 kilometra...

Gjimnazi “7 Marsi” në Tetovë organizon punëtori për bullizmin dhe dhunën me nxënësit e viteve të para

Sot, në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë është zhvilluar një punëtori edukative me temë “Bullizmi dhe Dhuna”, e organizuar nga psikologia e shkollës, znj....

Lladrovci përshëndet dorëheqjen e Krasniqit, mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së

Ramiz Lladrovci ka përshëndetur vendimin e Memli Krasniqit për t’u dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell TV21. Lladrovci thotë...

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu