Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA) një dokument kyç që mundëson shkëmbim të sigurt të informacionit dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes dy forcave.

Marrëveshja u firmos në Prishtinë nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Gjeneral Major John Phillips, Drejtor i Komunikimit dhe Kibernetikës në Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM).
Ambasada amerikane në Prishtinë e cilësoi këtë marrëveshje si një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Kosova bëhet partneri i 33-të global që nënshkruan CISMOA-n, duke rritur sigurinë e komunikimeve dhe ndërveprueshmërinë. Një hap i madh përpara në forcimin dhe sigurinë e të dyja kombeve tona”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.
Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës tha se marrëveshja është me rëndësi të veçantë, sepse mundëson përdorimin e teknologjisë së avancuar të mbrojtjes dhe shkëmbimin e të dhënave të sigurta e kriptografike.

Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se kjo marrëveshje është një vazhdimësi e angazhimeve për siguri të përbashkët.
“E përgëzoj Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për këtë arritje të rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe shpreh mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme”, shkroi Kurti.

Çfarë është CISMOA?

Memorandumi i Marrëveshjes për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA) është një marrëveshje që SHBA-ja lidh me partnerët ndërkombëtarë për të mundësuar shkëmbimin e sigurt të informacioneve të ndjeshme ushtarake dhe përdorimin e pajisjeve të avancuara të komunikimit.

Kjo marrëveshje është themelore për rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave ushtarake të vendeve partnere dhe SHBA-së dhe konsiderohet një gur themeli për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Me nënshkrimin e CISMOA-s, Kosova bashkohet me një rrjet global prej 33 partnerësh që ndajnë standarde të përbashkëta për sigurinë dhe komunikimin

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pritje madhështore për Edi Ramën në Çarshinë e Vjetër të Shkupit – Rama: 🦅 “Te Çarshia e Vjetër e Shkupit” ❤️🇦🇱

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Shkup për Samitin e Ballkanit Perëndimor, ka vizituar Çarshinë e Vjetër, një nga zonat...

Kos në Shkup paralajmëron heqjen e plotë të roamingut për vendet e Ballkanit Perëndimor

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos në konferencën për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas takimit me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në...

Temperaturat e larta në Europë, The Guardian: I nxehti “djeg” Francën, alarm i kuq për Parisin

Kryeministri francez François Bayrou, i cili mori pjesë në një takim qeveritar për krizën mbi të nxehtin që ka pushtuar Francën dhe Europën, u...

Rritet në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton...

Djali i Netanyahut pretendon se u largua nga Izraeli pas “kërcënimeve me vdekje” nga opozita

KUDS (AA) - Djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Yair Netanyahu pretendon se është larguar nga vendi dhe është zhvendosur në SHBA për shkak...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu