Korrupsioni një ndër shkaqet për largimin e të rinjve të vendi

Niveli i lartë i korrupsionit nëpër institucione përfshi ato të arsimit janë ndër shkaqet për largimin e të rinjve nga vendi. Brezat e rinj duhet të angazhohen më shumë në luftën kundër kësaj dukurie negative, u tha në tryezën “Gjenerata e ardhshme e Ballkanit Perëndimor; Udhëheqës së luftës kundër korrupsionit”.

“Njoh shokë të cilët thonë se korrupsioni është i përhapur nëpër fakultete, profesor të cilët iu kërkojnë para studentëve apo nëpër institucione kur dëshiron që më shpejt të përfundosh punë kërkojnë ryshfet”.

”Korrupsionin të rinjtë e njohin si pasojë e moshës madhore dhe kjo ndikon tek të rinjtë dhe në ardhmërinë e tyre. Dhe unë mendoj se ikja e të rinjve ndodhë edhe për këtë shkak”, u shpreh Shaban Ramadani – Pjesëmarrës në eveniment SHQ.

Sipas Albert Hanit, Sekretar i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor, të rinjtë e njohin korrupsionin por mbetet vetëm si perceptim i cili nuk është i verifikuar deri në fund.

“Këto trajnime që i bëjmë mundohemi që të rinjtë të mësojnë aftësi që ta njohin korrupsionin dhe mënyrat me të cilat ato mund të eliminojnë këto gjëra të padobishme shoqërore”, deklaroi Albert Hani – Sekretar i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor.

Në Indeksin Global të Perceptimit të Korrupsionit të publikuar nga Transparency International, Maqedonia e Veriut renditet e 88-ta, respektivisht me dy pikë më pak se në vitin 2023 dhe rënie prej 12 pozicionesh.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI

Ashley St Clair, influencuese dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka ngritur një padi kundër kompanisë së inteligjencës artificiale të miliarderit,...

Taravari: ASH-ja është partia më e madhe në vend pas BDI-së!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka folur rreth procesit të Aleancës për Shqiptarët dhe se...

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

Në një intervist për LajmTv, Ziadin Sela e ka quajtur “Zaif kryetari” ish bashkëpuntorin e tij Arben Taravarin. “Nuk kam pasur ndonjë komunikim me të....

Trump i dërgon ftesë Edi Ramës – Shqipëria bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar me entuziazëm se Shqipëria është ftuar nga Presidenti Donald J. Trump të bëhet pjesë e Bordit të...

“​Amerika pritet të sanksionojë pushtetarë në Serbi”

Njëri nga opozitarët kryesorë në Serbi, Zdravko Ponosh ka thënë se Amerika pritet të sanksionojë individë që janë pjesë e pushtetit në Beograd, së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu