Kontingjent rezervë i NATO-s vendoset përkohësisht në Kosovë për trajnime ushtarake

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur vendosjen e përkohshme në Kosovë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh stërvitore me njësitë e KFOR-it.

Sipas njoftimit, kontingjenti i parë i “Scots Guards” – regjiment këmbësorie e lehtë e mekanizuar nga Mbretëria e Bashkuar – ka mbërritur tashmë në Kosovë dhe do të qëndrojë përkohësisht për qëllime trajnimi.

Ky aktivitet, që zhvillohet rregullisht, ka për qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale të KFOR-it dhe aftësinë për të reaguar në mënyrë efektive ndaj zhvillimeve të sigurisë.

KFOR thekson se kjo veprimtari realizohet në përputhje me mandatin afatgjatë të dhënë nga Kombet e Bashkuara, me misionin për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, duke garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit (EULEX).

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu