Konstituohet Kuvendi i Kosovës pas tetë muajsh bllokadë; Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga pakica serbe

Parlamenti i Kosovës u konstituua sot, tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, me zgjedhjen e deputetit Nenad Rashiq, lider i Nismës qytetare “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, për nënkryetar të Kuvendit, njoftoi gazeta Koha Ditore.

Rashiq mori mbështetjen e 71 deputetëve, nëntë ishin kundër, ndërsa 24 të përmbajtur.

Ai është ministër për komunitete dhe kthim në dorëheqje, dhe është nënkryetari i pestë dhe i fundit i Parlamentit. Katër të tjerët u zgjodhën që në 26 gusht.

Sipas Kushtetutës, nënkryetari i pestë duhet të jetë nga komuniteti serb, por kandidatët e mëparshëm nuk morën vota të mjaftueshme.

Kriza politike filloi pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, kur asnjë parti nuk siguroi shumicën në parlamentin me 120 anëtarë, duke çuar në një bllokim disamujor.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës urdhëroi së fundmi që Kuvendi të konstituohet më së voni 12 ditë pas publikimit të vendimit të 8 tetorit, me çka zgjedhja e sotme e Rashiqit shënoi fundin e ngecjes institucionale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu