Konjufca nuk arrin të formojë qeverinë e re, Kosova shkon drejt zgjedhjeve

Pro formimit të Qeverisë së re sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër.

Pas dështimit për formimin e Qeverisë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme Parlamentare.

Glauk Konjufca është figura e dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, pas Albin Kurtit, që provon të formojë Qeverinë.

Disa parti, që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, kanë thënë se s’kanë votë për të dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Konjufca tha pak para votimit se refuzimi për krijimin e një Qeverie të re, e çon vendin drejt thellimit të krizës.

“Me këtë Qeveri e kursejmë Kosovën nga dy palë zgjedhje eventuale. Do të ishte arrogancë ta çonim vendin tonë drejt në zgjedhje. Tash, nëse shkojmë në zgjedhje në dhjetor, kush do të na garantojë që do t’i shmangin ato edhe në mars?”, pyeti ai.

Konjufca tha se ekzekutivi i tij, nëse zgjidhej do të trajtonte çështjet kryesore si “buxhetin e shtetit, miratimin e Planit të Rritjes, disa marrëveshje ndërkombëtare financiare, ekzekutimin e pagave dhe miratimin e buxhetit për Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës. Në raportin policor...

Stine nuk e përballon dot Big Brother-in, përfundimisht lë shtëpinë

Stine ka vendosur të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother, pasi nuk arriti ta përballojë më presionin e lojës. Vendimi i tij erdhi...

Zbulohet doktrina ushtarake daneze për Groenlandën: Do të qëllojmë të parët në rast pushtimi

Danimarka ka konfirmuar se një rregull ushtarak i vitit 1952 mbetet ende në fuqi dhe parashikon që trupat daneze të hapin zjarr menjëherë në...

🚨E funid: SHBA🇺🇸 po rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme me lëvizje që duken si përgatitje për operacione ndaj Iranit🇮🇷 ndërsa Irani...

Rriten ndjeshëm lëvizjet ushtarake të SHBA drejt Lindjes së Mesme, Irani në gatishmëri ajrore Lëvizjet ushtarake të Shteteve të Bashkuara drejt Lindjes së Mesme janë...

Si rusët e tradhtuan Maduron gjatë aksionit të amerikanëve?

Ndërsa forcat kubane pësuan humbje të rënda duke mbrojtur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, raportet tregojnë se njësitë elitare ruse, të dërguara për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu