Konflikti mund të zgjerohet ndërsa Izraeli godet Libanin

Shtëpia e Bardhë u ka kërkuar shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Libani ndërsa në atë vend ende funksionon transporti. Zyrtarët libanez kanë njoftuar për qindra të vrarë dhe mijëra të plagosur nga sulmet e vazhdueshme izraelite kundër objektivave të Hezbollahut në Liban. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, sulmet e fundit po shtojnë frikën e një konflikti të gjerë rajonal.

Izraeli goditi të hënën më shumë se 800 objektiva në Liban, përfshirë edhe kryeqytetin Bejrut, duke detyruar mijëra njerëz të braktisin shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite eliminoi shumë raketa të lëshuara nga Libani mbrëmjen e së hënës ndërsa shtohet frika për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme. Presidenti Biden tha për gazetarët se Shtetet e Bashkuara po punojnë me homologët e tyre në rajon.

“Po punojmë për uljen e tensioneve në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre”.

Javën e shkuar, Izraeli ndërmori një operacion për eliminimin e pjesëtarëve të grupit Hezbollah, duke shpërthyer nga distanca mjetet e tyre të komunikimit. Kryeministri Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë fushatën ushtarake izraelite.

“Nuk presim për një kërcënim, por i paraprijmë. Eliminojmë zyrtarë të lartë, terroristë dhe raketa. Të tjera gjëra do shihni”.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, i paralajmëroi civilët libanezë të hënën që të qëndrojnë larg depove ushtarake.

“Hezbollahu synon t’i lëshojë këto armë drejt Izraelit, por ne nuk do ta lejojmë. Qëndroni larg tyre për sigurinë tuaj”.

Kabineti libanez zhvilloi një takim emergjent ndërsa Kombet e Bashkuara lëshuan paralajmërime.

“Është dramatike ajo që kemi parë javën e shkuar me pasoja të mëdha për civilët”, tha Imran Riza, zëvendës koordinator i Kombeve të Bashkuara për Libanin.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë vazhdon të kërkojë zgjidhje diplomatike, një analist i tha Zërit të Amerikës se po bëhet më e pamundur arritja e një armëpushimi në luftën gati njëvjeçare mes Izraelit dhe Hamasit.

“Mundësia e një armëpushimi në Gazë nuk është më zgjidhja, thjesht nuk po ndodh. Nuk është e qartë se si përpjekjet e tjera diplomatike amerikane do të kenë sukses”, thotë Nimrod Goren me Institutin e Lindjes së Mesme.

Lufta në Gazë filloi tetorin e kaluar pasi Hamasi, i cilësuar si grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, sulmoi Izraelin duke vrarë mbi një mijë persona dhe duke marrë peng 250 të tjerë.

Ndërhyrja ushtarake izraelite në Gazë ka shkaktuar më shumë se 41 mijë të vrarë, sipas organeve të shëndetësisë palestineze, që nuk bëjnë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve kur raportojnë shifrat. /VOA

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në emisionin ZOOM në TVM2 ku ka folur për ngjarjet...

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në komunën e Sarajit, ku koalicioni Aleanca për Integrim Kombëtar (AKI) nuk arriti të sigurojë fitore, partia...

Nga kulmi i lavdisë te plagët e tradhtisë: Historia e Haqim Ramdanit!

Nga:Rami Mislimi Deri dje pothuajse i panjohur jashtë kufijve të Bërvenicës, Haqim Ramadani arriti të bëhet një nga emrat më të përfolur të zgjedhjeve...

Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shërbimet e sigurisë janë në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, pa specifikuar se cili mund...

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese

Nuk ka hapa konkretë nga Maqedonia në procesin eurointegrues, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përcjell TV21. Në të theksohet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu