Al-Sharaa i Sirisë i konfirmon bisedimet “e avancuara” me Izraelin për paktin e sigurisë

Emisari amerikan, Thomas Barrack, arriti në Izrael të dielën dhe u takua me kryeministrin e këtij vendi, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar rreth Sirisë dhe Libanit, thanë tre zyrtarë izraelitë, përderisa Izraeli iu afrua sigurimit të marrëveshjes me Damaskun.

Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa, më vonë u konfirmoi gazetarëve arabë se qeveria e tij ishte në bisedime “të avancuara” me Izraelin për një marrëveshje në fushën e sigurisë, sipas televizionit “Sky News Arabic”, i cili e citoi presidentin të ketë thënë se çfarëdo marrëveshjeje do të mbështetet në vijat e shpengimit të vitit 1974, për të cilat dy vendet ishin pajtuar pas Luftës së Yom Kippurit vitin paraprak, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Raportohet se Al-Sharaa gjithashtu tha se përderisa nuk beson se është koha e duhur për një marrëveshje të paqes me Izraelin, ai “nuk do të ngurrojë që të pranojë” çfarëdo marrëveshjeje nga e cila përfitojnë Siria dhe rajoni.

Për takimin mes Barrackut dhe Netanyahut fillimisht raportoi mediumi amerikan “Axios”, duke cituar tri burime izraelite e amerikane. Emisari amerikan u takua me kryeministrin izraelit, pasi fillimisht ishte takuar me ministrin e Punëve Strategjike, Ron Dermer, dhe me atë të Mbrojtjes, Israel Katz.

Thuhet se pjesë e takimeve u bë edhe ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee. Emisarët pritet të udhëtojnë në Liban të hënën. Në Bejrut, atyre pritet t’u bashkohet edhe senatori i lartë republikan, Lindsey Graham.

Ministri izraelit Dermer zhvilloi bisedime me ministrin e Jashtëm të Sirisë, Asaad al-Shbani, të martën në Paris për çështjet e sigurisë në pjesën jugore të Sirisë, thanë dy burime siriane të afërta me takimin.

Zyrtarë sirianë e izraelitë kanë zhvilluar bisedime të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara për depërshkallëzimin e konfliktit në jug të Sirisë. Një rund i bisedimeve u mbajt në Paris në fund të korrikut, por përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

Televizioni izraelit “Channel 12” raportoi të dielën në mbrëmje se Izraeli e Siria pritet t’i nënshkruajnë parimet e një marrëveshjeje të sigurisë në ardhje.

Në raportin e këtij televizioni thuhet se dy palët do të pajtohen për demilitarizimin e anës siriane të Rrafshnaltës së Golanit, parandalimin e rivendosjes së ushtrisë siriane, ndalimin e hyrjes së të gjitha armëve në Siri që do ta rrezikonin Izraelin dhe hapjen e një korridori humanitar për në rajonin Jabal al-Druze të Sirisë, në këmbim të rehabilitimit të Sirisë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Gjirit Persik.

Të hënën, amerikan Barrack tha në Liban se Izraeli duhet ta zbatojë planin sipas së cilit Hezbollahu do të çarmatoset deri në fund të vitit në këmbim të ndërprerjes së operacioneve ushtarake izraelite në Liban.

Kabineti qeveritar i Libanit i miratoi objektivat e këtij plani më herët këtë muaj pavarësisht nga refuzimi i Hezbollahut për t’u çarmatosur dhe emisari amerikan tha se tani është radha e Izraelit që të bashkëpunojë. Nuk pati koment të menjëhershëm nga zyra e Netanyahut./Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

Djali i dëshmorit Beqir Gashi reagon ndaj personit me emrin Nefail Maliqi që ia ofendoi babain

Djali i dëshmorit Beqir Gashi, ka reaguar ndaj një personi me emrin Nefail Maliqi i cili ia ofendoi babain si dhe heroin tjetër, Mujë...

Ish-gazetari Maliqi ofendon rëndë heronjtë Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi

Ish-gazetari i Bota Sot që tani jeton në Zvicër dhe mirëmban një ‘link’ ku publikon artikuj, Nefail Maliqi, ka ofenduar rëndë dy heronjtë e...

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Majore Luljeta Mehmeti - Quigley ka përfunduar me sukses Sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia, SHBA. Ceremonia e diplomimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu