Komunat e Shkupit të mbuluara nga mbeturinat

Ndërsa temperatura ka arritur rreth 40 gradë celsiuz, Shkupi thuajse po ngulfatet nga mbeturinat. Rreth kontejnerëve tashmë janë krijuar deponi kur përveç mbetjeve të ushqimit janë hedhur mobilje, dyer, dritare, goma makine, material ndërtimor e çka jo tjetër. Qytetartët na thanë se kundërmi i erës është bërë i papërballueshëm duke detyruar shumë prej tyre ti mbajnë dritaret mbyllur..

“Me të vërtet, kjo është për të ardhur keq, nuk e di çka bën Higjiena Komunale. Po vjen shumë erë, sidomos prej shalqirit e pemëve tjera, shumë erë e rëndë”, tha një qytetar.

“Katastrofë, këtu shihet mentaliteti I popullit, jo vetëm në këtë lagje, I gjithë Shkupi është njejtë. A ka problem Higjiena Komunale me pagat, punëtorët ose pushimet verore këtë nuk e di mirëpo kjo është tmerruese”, tha një qytetare.

“Kontejner nuk ka në çdo vend. Ne që kemi këtu shtëpitë duhet ti bartim mbeturinat këtu, sikur të vendosnin një kontejner këtu shumë më bukur dhe pastër do të ishte, vijnë e marrin kontejnerin dhe shkojnë, jo prej atyre të vëgjëlve por kontejner më të mëdhenjë sepse jemi lagje e madhe”, u shpreh një qytetar.

Qytetarët ankohen edhe për mos pastrim të rrugëve me ujë dhe dezinfektimin e tyre. Disa prej tyre madje ankohen se gjendja e krijuar me mbeturinat është rezultat i pakujdesisë së qytetarëve dhe jo vetëm I ndërmarjes publike “Higjiena Komunale”. Qytetarët kërkojnë shqiptimin e gjobave nga institucionet përkatëse.

“Edhe ne jemi të pakujdesshëm edhe komunalja nuk është në rregull. Me pas shtet duhet me dënu po mbasi nuk ka s’mund të dënoj. I nxehti I madhë edhe era më e rëndë. Përpara I kanë pastru me cisternë, tash me vjet nuk shohë cisternë me ujë me kalu diku rrugës me I la rrugët. Kur ka qenë nxehtë I kanë lëshu cisternat, tash nuk ka”, shtoi një qytetar.

“Na pengon shumë po ski çka bën, populli nuk sheh çka hedh por vetëm ta hedh, a duhet krevatet tjetër kund me I vendos. Nuk e kanë vendin por i hedhin, me popullin nuk mirresh vesh, të Higjienës Komunale pastrojnë për çdo ditë”, u shpreh një qytetar.

Komunat Çair, Butel dhe Kisella Vodë tashmë edhe publikisht kanë akuzuar Higjienën Komunale se nuk po kryen rregullisht mbledhjen e mbeturinave në këto komuna. Nga Higjiena Komunale demantuan çdo publikim të komunave duke shtuar se mbledhja e mbeturianave bëhet me rregull dhe higjiena është në nivelin e duhur. Sipas higjienës, vetëm gjatë muajit qershor janë mbledhur dhe transportuat mijëra tonë mbeturina nga këto komuna bashkë me të tjera./Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi shpërthen ndaj Taravarit: Servilizëm, hipokrizi dhe devijim nga kauza

Deputeti Adnan Azizi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, duke e akuzuar për servilizëm ndaj kryeministrit Mickoski dhe për hipokrizi politike....

VIDEO -India fillon bombardimin e Pakistanit me raketa – përshkallëzim i hapur drejt luftës

India godet Pakistanin me raketa – përshkallëzim i hapur drejt luftës Data: 6 Maj 2025 Në orët e para të mëngjesit të sotëm, India ka kryer...

India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit

India ka konfirmuar të mërkurën se ka nisur operacion ushtarak kundër Pakistranit, duke goditur “infrastrukturën terroriste” në Kashmirin e administratuar nga Pakistani. Ky është një...

Ekskluzive/ Përfundon takimi VLEN-Mickoski, Taravari del nga Qeveria

Ka përfunduar takimi mes krerëve të VLEN dhe kryeministrit Mickoski. Burimet brenda kampit shqiptar për Gjurme.info thonë se në takim palët kanë rënë dakord që...

Kasami: Nuk e paragjykojmë vendimin e Mickoskit për Taravarin, sonte takohemi për t’i sqaruar këto situata

Bilall Kasami nga VLEN tha se nuk e paragjykojnë vendimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, që Arben Taravari të vazhdojë të mbetet në qeveri. Kasami...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu