Komisioni i Venedikut bie dakord me ligjin e qeverisë!

(Nga: Medai Shaholli)

Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat javën e kaluar mori opinion pozitiv nga Komisioni i Venedikut, i cili u prezantua nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, duke i dhënë dritë jeshile procesit që mbyll një pritje 24-vjeçare, si ligj që nuk bie në kundërshtim me kushtetutën.

Si perfaqësues i qeverisë Arben Fetai, mori pjesë në Komisionin e Venecias, ku tha se ky proces ka drejtim të saktë dhe bazë serioze profesionale.

“Përfaqësimi i drejtë kërkon rregulla të qarta, zbatim të barabartë dhe përgjegjësi institucionale. Synimi është ndërtimi i një administrate publike funksionale, ku përfaqësimi dhe meritokracia ecin së bashku, dhe ku institucionet që për vite kanë qenë të mbyllura hapen për të gjithë njësoj.
Ky ligj vendos rend aty ku për vite ka pasur paqartësi dhe e kthen një parim kushtetues në LIGJ.

Pas 24 vitesh pritje, me punë dhe angazhim institucional, po miratojmë ligj me garanci që siguron përfaqësim të drejtë dhe zbatim të barabartë për të gjithë qytetarët”- ka theksuar Fetai.

Por, çfarë thotë vërtetë ky ligj z. Fetai nuk e ka publikuar për opinionin e gjerë.
Nga ana tjetër, shefi i tij Micko, kohë më parë ka deklaruar se ky ligj bazohet mbi profesionalizëm e meritokraci, por jo vetëm mbi baza etnike.

Tani dilema e madhe që shtrohet është se kush po e dredh fjalën këtu, Micko apo Fetai?
Për të patur një pasqyrë të qartë rreth ketij ligji qeveria duhet ta publikoj dhe pastaj ta sjell në parlament për të diskutuar dhe debatuar, për ta parë ligjin ashtu siç është se vërtetë do të garantoj ky ligj përfaqësim të drejt mbi baza etnike apo thjesht është demagogji e radhës nga ana e komitëve dhe nga vredistët.

Ndërkohë, në vakum ligjor pas shfuqizimit të balancuesit punësimet muajve të fundit nga ana e qeverisë së koalicionit, kanë treguar se ato kanë favorizuar maqedonët në përpjestim të zhdrejt në raport me përbërjen e popullsisë në vend, duke punësuar 100 maqedon dhe 2 shqiptarë!

A është përfaqësim i drejt dhe adekuat ky zoterinj vredistë, pas shfuqizimit të balancuesit dhe në mungesë të ligjit, ku ky ligji nuk është miratuar në parlament?

Çfarë do të ndodh nesër nëse qeveria juaj do vazhdoj me avazin e vjetër duke punësuar 100 maqedonë dhe 2 apo 3 shqiptarë?

Do të dilni nga kjo qeveri e koalicionit ju zotërinj vredistë në shenjë proteste dhe pabarazie ligjore, nëse kjo qeveri antishqiptare do vazhdoj të mos zbatoj ato parime për përfaqësim të drejt dhe adekuat nëse kalon në parlament, apo do ta ulni kokën dhe do vazhdoni të qëndroni si “shfalerka” të pushtetit në bordellon qeveritare për hir të pushtetit?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që...

“Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në...

Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?

Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë...

Bojkot paralajmërues në Librat Amë në Tetovë! Qytetarët mbeten pa shërbime, por i mirëkuptojnë

Këta qytetarët të Tetovës erdhën sot në Drejtorinë e Librave Amë, por u kthyen pa kryer punë! Të punësuarit në këtë institucion sot nisën bojkotin,...

Banori i ri VIP Kosova zbulon sekretet e familjes Kardashian

Mbrëmë, në Big Brother VIP Kosova, u bë pjesë një emër që solli menjëherë kureshtje dhe vëmendje. Bëhet fjalë për Ludo Lee, hairstylistin që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu