Koalicioni VLEN në koordinim, bëhet e ditur qëllimi i takimit dhe konkluzat!

“Ky takim shënon një moment të rëndësishëm për të ardhmen e të shërbyerit në interest ë qytetarëve me ndershmëri, llogaridhënie dhe përkushtim. Në këtë takim, diskutuam për investimin prej 34.5 milionë eurosh për “Universitetin Nënë Tereza” në Shkup, që paraqet një hap të rëndësishëm për përmirësimin e sistemit arsimor dhe rritjen e mundësive për studentët tanë.
Kјо është një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj zhvillimit të arsimit dhe krijimit të kushteve më të mira për të rinjtë. Gjithashtu, ripotencuam se zotimet tona ndaj qytetarëve janë: qeverisje efektive, transparencë dhe luftë e ashpër kundër korrupsionit. Këto parime do të jenë baza e çdo veprimi tonë në Qeveri dhe do të jenë udhërrëfyesit tanë kryesorë. Veçanërisht angazhohemi për rrugën evropiane të shtetit dhe do të punojmë për anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesë.

“Vizioni për integrimin në Bashkimin Evropian është kyç për të ardhmen dhe zhvillimin tonë, dhe ne jemi të përkushtuar për zbatimin e reformave që do të avancojnë pozicionin tonë në rajon dhe më gjerë. Pas sjelljes agresive dhe shkatërruese ndaj institucioneve nga ana e BDI-së dhe satelitëve të tyre, theksojmë rëndësinë e krijimit të institucioneve të forta dhe të pavarura që do të shërbejnë si garant për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe për përmirësimin e jetës së tyre të përditshme.
Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem që do të jetë i përgjegjshëm dhe i besueshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë për një Qeveri që është e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe që respekton parimet e demokracisë dhe llogaridhënies.
VLEN është këtu për të sjellë ndryshimin e shumëpritur dhe për t’u dhënë qytetarëve atë që meritojnë: një qeveri që punon për ta dhe me ta.
I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të na bashkohen në misionin tonë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të ndritshme për vendin tonë”, thuhet më tej në kumtesë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

Djali i dëshmorit Beqir Gashi reagon ndaj personit me emrin Nefail Maliqi që ia ofendoi babain

Djali i dëshmorit Beqir Gashi, ka reaguar ndaj një personi me emrin Nefail Maliqi i cili ia ofendoi babain si dhe heroin tjetër, Mujë...

Ish-gazetari Maliqi ofendon rëndë heronjtë Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi

Ish-gazetari i Bota Sot që tani jeton në Zvicër dhe mirëmban një ‘link’ ku publikon artikuj, Nefail Maliqi, ka ofenduar rëndë dy heronjtë e...

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Majore Luljeta Mehmeti - Quigley ka përfunduar me sukses Sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia, SHBA. Ceremonia e diplomimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu