Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti

Egzon Haziri ka mbetur i vrarë mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën ‘Jeronim De Rada’, ndërsa tre persona tjerë u plagosën. Në mesin e të plagosurve ishte edhe Zejnie Gashi, 48-vjeçare, e cila u dërgua me urgjencë në spital për tretman mjekësor. Mirëpo ajo s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë sot në spital, raporton Sinjali.

Lajmin për vdekjen e saj ka konfirmuar shefi i Klinikës së Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë. Tek ne është sjellur në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë para pak çastesh”, ka thënë Uka.

Ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe dy të rinjtë, Lum Halimaj dhe Bilall Kqiku, pasi të njëjtit ishin në vendin e ngjarjes në momentin kritik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Go+ Energy Drink Fibau Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu