Pas vendimit të kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit krah vendimit për largim patë edhe nga ata të cilët shprehën pakënaqësitë e tyre për një vendim të tillë pasi vlerësojnë se ky nuk ishte një moment i duhur, shkruan Top24
Ndryshe vet Taravari së bashku me grupin e deputetëve vendimin për largimin e ASH-së e kanë arsyetuar me situatën e krijuar brenda VLEN dhe mundësisë së mos vepritmit brenda qeverisë duke mos pranuar të mbeten si kukulla. ASH-Taravari ka mohuar zërat për bashkëpunim me BDI-në duke konfirmuar kandidimin në zgjedhje si e vetme madje duke shpallur edhe dy kandidat për kryetar komunash si Valbon Limanin dhe Isen Shabanin.