Këta janë dy të plagosurit rëndë sot në Haraçinë

Të shtënat me kallashnikov në drejtim të kryetarit të Haraçinës, Ridvan Ibraimi, kanë ndodhur në momentin kur ky i fundit – i shoqëruar me tre-katër persona, kishte dalë për të inspektuar punimet e bekatonizimit të trotuarit në rrugën kryesore që të shpie për në sheshin e Haraçinës.

Dy të lënduarit, Eshtref S. dhe Advan. A (djali i shoferit të kryetarit Ibrahimi) i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike – i parti në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit”, ndërsa i dyti në Klinikën “Nëna Terezë” në Shkup. Që të dy në Haraçinë njihen për djem të urtë, të respektueshëm dhe familjarë.

Se Ibraimi ka qenë cak i sulmit, e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. “Cak i sulmit të armatosur sot në Haraçinë ka qenë kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi. Nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur djali i shoferit të tij, i cili momentalisht i është nënshkruar ndërhyrjes kirurgjike në kompleksin klinik ‘Nënë Tereza’. Ndërkohë që 39-vjeçari E.S., i plagosur në kraharor, po kurohet në spitalin ‘Shën Naumi i Ohrit’ në Shkup”, ka thënë Toshkovski për mediat.

Në ndërkohë, banorë të Haraçinës të cilët kanë qenë në vendngjarje kur ndodhën gjuajtjet, thonë për gazetën KOHA se bëhet fjalë për persona e njëjtë, të cilët vitin e kaluar, të armatosur ishin furu dhunshëm në zyrat e komunës dhe e kishin rrahur kryetarin Ridvan Ibraimi. Gjatë tërë ditës, Haraçina ka qenë e bllokuar nga patrulla të shumta policore, ndërsa kërkimi i autorëve të incidentit të armatosur janë kërkuar edhe nga ajri – me helikopterë policor. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Deputeti Qoku manipulon publikun – Selimi e zhvesh me fakte: Vetë votuat qeverinë e ‘Botës Serbe’”

Shkup, 22 korrik 2025 – Përpjekja e deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, për të relativizuar përmbajtjen e raportit të Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e...

Deputeti i Mickoskit – i vetmi maqedonas në një familje të tërë bullgare

Ohër, 22 korrik 2025 – Mile Lefkov, deputet dhe anëtar i kryesisë ekzekutive të partisë VMRO-DPMNE në Shkup, që së fundmi deklaroi se shërbimet...

Oficerët e policisë serbe në Ohër – një fazë e re e “botës serbe” në veprim?

Fillimi i patrullave të përbashkëta policore midis policisë maqedonase dhe asaj serbe në Ohër nuk duhet parë vetëm si një risi turistike ose bashkëpunim...

Ndërron jetë një shtetas i Maqedonisë në Shqipëri

Një shtetas i Maqedonisë 66-vjeçar humbi jetën dje pasdite në një plazh pranë Kavajës, jo shumë larg qytetit të Durrësit në Shqipëri, pasi pësoi...

Roja thotë se një pjesë e grupit “Banjska” me një të plagosur kanë qëndruar në hotel

Rade Nedelkoviq, roje në hotelin Rasjka Banja ka dëshmuar për grupin terrorist në rastin “Banjska”. Ai ka thënë se disa prej anëtarëve të grupit janë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu