Mbrëmë ka nisur sezoni i tretë i Big Brother Vip Kosova.Shtëpisë më të famshme në vend iu bashkëngjiten 20 banorë.
Edicioni i tretë premton me surpriza të reja, personalitete të paharrueshme dhe lojëra që do t’i mbajnë shikuesit të mbërthyer për ekran.
E para që i priu këtij rrugëtimi ishtë këngëtarja nga Shqipëria Rovena Stefa , ajo tha se ka shumëçka për të dhënë nga vetja e saj në këtë edicion, ndaj është e gatshme për këtë aventurë.
Banori i dytë ishte këngëtari latino-kosovar Kevin Edmond.
Banori i tretë që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Kosovë ishte modelja e cila jeton në Norvegji Diana Tahiri
Aktori i njohur Besfort Daka është prezantuar si banori i katërt i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.
Reperja nga Mitrovica Bay-T iu bashkua rrugëtimit të BBVK
Gazetari i njohur Vullnet Krasniqi i është bashkuar aventurës së Big Brother VIP Kosova 3, si banori i gjashtë që futet në natën e parë
Aktorja Sara Kolami është banorja e shtatë e edicionit të tretë të BBVK.
Influencuesi i rrjetit social TikTok dhe këngëtari, Leonardo Gashi, është banori i radhës që futet në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Burim Vatovci është banori i nëntë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3.
Lejla, ishte banorja e dhjetë e këtij edicioni
Drilon Rama boksieri nga Gjermania u bë banori i 11-të i këtij kasti.
Supriza e këtij edicioni ishte h umoristi i ‘Portokallisë’ Rrezart Veleshnja që u bë konkurenti i 12-të i shtëpisë më të madhe në vend./Lajmi.net/