Këshilltari Armend Reçi reagon ashpër ndaj skenave në Karnavalet e Vevçanit: “U fye rëndë dinjiteti i Veleshtës”

Këshilltari i Këshillit të Komunës së Strugës nga fshati Veleshtë, Armend Reçi, ka reaguar publikisht pas paraqitjeve në Karnavalet e Vevçanit, të cilat sipas tij kanë stigmatizuar dhe ofenduar rëndë banorët e Veleshtës.

Në një status në Facebook, Reçi ka shkruar se në karnaval janë paraqitur “skena satire ironike që tallin dhe stigmatizojnë fshatin Veleshtë dhe banorët e saj, duke simuluar përdorimin e lëndëve narkotike dhe duke na etiketuar padrejtësisht si të përfshirë në veprimtari kriminale”.

Sipas tij, këto paraqitje kanë cenuar dinjitetin, krenarinë dhe reputacionin e komunitetit të Veleshtës.

“Veleshta sot krenohet me bijtë dhe bijat e saj, brenda dhe jashtë vendit, të cilët me punë, dije dhe ndershmëri kontribuojnë në fusha të ndryshme si arsimi, mjekësia, inxhinieria, teknologjia, biznesi dhe ekonomia. Çdo përpjekje për ta njollosur këtë realitet është e padrejtë dhe e papranueshme”, ka theksuar Reçi.

Armend Reçi ka kërkuar që organizatorët e Karnavaleve të Vevçanit të mbajnë përgjegjësi morale dhe publike për këtë veprim dhe të kërkojnë falje zyrtare nga banorët e Veleshtës.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që të ndërmarrin masa përkatëse, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen dhe të parandalohet çdo formë diskriminimi apo nënçmimi kolektiv.

“Nuk jemi kundër Ditës së Karnevalit të Vevçanit, por mënyra e manifestimit duhet të ndalet aty ku fillon cenimi i dinjitetit, krenarisë dhe identitetit të tjetrit”, ka përfunduar Reçi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

Trump protestuesve iranianë: “Ndihma është në rrugë”- paralajmëron veprime të forta ndaj Teheranit

Donald Trump u ka dërguar një mesazh protestuesve iranianë duke deklaruar se “ndihma është në rrugë”, në një kohë kur Irani po përballet me...

Kasami dhe Qoku me BMW 150 mijë euro — dëshmi e “suksesit ekonomik” pas dy vitesh qeverisje

Në takimin e fundit të liderëve politikë, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te temat politike, por edhe te paraqitja luksoze e dy figurave të...

Osmani s’është e padiskutueshme për LVV-në, partia e Kurtit çon mesazh se “mbeten të hapura” opsionet për Presidentin

Vjosa Osmani po kërkon të rizgjidhet presidente për t’i vazhduar “punët e mira dhe të përbashkëta” me Albin Kurtin, partia e të cilit aktualisht...

Serbia shmang eurodeputetët, thellohen tensionet me BE-në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryekuvendarja serbe, Ana Bërnabiç, kanë vendosur të shmangin takimet me delegacionin e Parlamentit Evropian, në kuadër të procesit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu