Buka është një ushqim që blihet çdo ditë, por sasia në rritje e këtij ushqimi shpesh përfundon në mbeturina për shkak të jetëgjatësisë së shkurtër. Shumë e mbajnë bukën në kuti, ose në frigorifer. Por kur buka ruhet në një mjedis të lagësht ose jashtëzakonisht të ngrohtë, ajo kap mykun më shpejt, gjë që është veçanërisht e rrezikshme për njerëzit me probleme të frymëmarrjes dhe alergji. Sophie Trueman, një eksperte mbetjesh, pohon se mënyra më e mirë për të ruajtur produktet e pjekura është në një qese pëlhure.
– Nëse buka është e sapobërë, nuk duhet ta ruani në qese hermetike, sepse kështu nuk do të mund të “marrë frymë”. Duhet ta lini në ajër për ta mbajtur në mënyrën më të mirë. Është gjithmonë më mirë ta ruani në një shportë buke ose në një qese pëlhure, në një temperaturë më të freskët dhe të dhomës. Por jo në frigorifer, shpjegoi Truman.
Më tej ajo tregon se frigoriferi i zakonshëm në fakt përshpejton procesin e formimit të mykut… Pra, një opsion më i mirë është ngrirja, e cila e mban bukën të freskët për disa ditë. Përpara se të hahet buka shkrihet për disa orë dhe për “efekt crispy” eksperti këshillon ta fusni në furrë për disa minuta. Buka mund të ruhet gjithashtu në një kuti buke, ose në një vend më të freskët dhe të thatë, ku produktet e pjekura të përditshme mbrohen nga shkaqet kryesore të prishjes – nxehtësia dhe lagështia.