Qytetarët e Kosovës kërkojnë liderë të rinj, zbulon sondazhi i IRI

Një sondazh i realizuar nga instituti amerikan tregon se 50 për qind e qytetarëve të Kosovës besojnë se vendi ka nevojë për liderë të rinj. Kjo përqindje e lartë pasqyron një mungesë të theksuar besimi në klasën aktuale politike në Kosovë.
Një sondazh i realizuar nga International Republican Institute (IRI) zbulon se gjysma e qytetarëve të Kosovës (50 për qind) besojnë se vendi ka nevojë për liderë të rinj, duke sinjalizuar njëfarë “krize të besimit” ndaj klasës aktuale politike, ndërsa 44 për qind e të anketuarve mendojnë se politikanët aktualë janë udhëheqësit e duhur për vendin.

Për ata që besojnë se Kosovës i duhen liderë të rinj, mbi 51 për qind duan ekspertë jopolitikë, ndërsa 15 për qind favorizojnë aktivistët përballë 19 për qind që mendojnë se zgjidhja mund të vijë nga biznesmenë që kanë pasur sukses jashtë politikës.

Kur pyeten se çfarë lloj ndryshimi është më urgjent, shumica e kosovarëve (44 për qind) kërkojnë ndryshim të situatës ekonomike dhe përmirësim të drejtësisë sociale në vend, ndërsa 38 për qind duan ndryshim të liderëve politikë dhe partive në pushtet.

Gjithashtu, sondazhi thekson disa dallime gjinore dhe arsimore. Gratë kërkojnë më shumë ndryshim ekonomik dhe social (49 për qind) krahasuar me burrat (40 për qind), ndërsa burrat janë më të interesuar për ndryshim të liderëve politikë (44 për qind).

Ndryshe, qytetarët me arsim të lartë në Kosovë veçojnë më shumë nevojën për përmirësim të sistemit arsimor (14 për qind), kurse ata me arsim të ulët dhe të mesëm janë më të fokusuar në ndryshimet politike dhe ekonomike (deri në 42 për qind).

Sondazhi tregon se një shumicë dërrmuese prej 89 për qind e qytetarëve të Kosovës janë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, vetëm 50 për qind besojnë në seriozitetin e ofertës së BE-së. Sa i përket aleancave, afër 80 për qind e të anketuarëve vlerësojnë se Shtetet e Bashkuara janë partneri më i rëndësishëm për Kosovën.
(AlbanianPost)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu