Kastrati: Nëse Kurti vazhdon të mbetet në pushtet dëmet për Kosovën do të jenë të pariparueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror. Nga Partia Demokratike e Kosovës.

Deputeti nga rradhët e PDK, Ardian Kastrati, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se nga ky takim presim vetëm datën e zgjedhjeve , në mënyrë që Kosova të mos vazhdoj të paguaj çmimet me sanksione dhe izolim ndërkombëtarë, ku shton se do ta refuzojnë çdo opsion tjetër të Kurtit që ka për qëllim mashtrimin e opinionit lidhur me dështimet e tij në kurriz të Kosovës.

“Kurti po tenton të mashtroj opinionin duke kërku shpërlarje përmes opozitës për dështimet e tij. Ne nuk lejojmë këtë. Ne kërkojmë të hënën vetëm datën e zgjedhjeve në mënyrë që Kosova mos të vazhdoj të paguaj çmime me sanksione e izolim ndërkombëtarë për shkak të populizmit dhe ideve të tij të sëmura. Ne të hënën kërkojmë vetëm datë të zgjedhjeve në mënyrë që qytetarët mos të vazhdojnë të paguajnë me shpinën e tyre çmimet e larta e fukarallëkun ekstrem për shkak të keqqeverisjes dhe paaftësisë së imbecilëve, kalamajve e lazdranave qeveritarë dhe krimit të organizuar e korrupcionit mafioz të regjimit të Kurtit. Prandaj të hënën presim vetëm datë të zgjedhjeve dhe refuzojmë çdo opcion tjetër të Kurtit që ka për qëllim të mashtrimit të opinionit lidhur me dështimet e tij në kurriz të Kosovës”, tha Kastrati. Tutje ai pret nga kryeministri Kurti që të dorëzohet dhe me një shumicë prej 51% të votoj që ta rrëzoj vetën.

“Pres pra që Kurti me u dorëzu dhe me shumicë prej 51% me votu me rrëzu veten. Situatë të tillë skemi pasur kurrë në historinë tonë politike dhe nuk besoj që do të ndodh ndonjëherë që një koalicion qeveritar me i pas 51% dhe me katandis vendin në fukarallëk ekstrem, në sanksione dhe në izolim ndërkombëtar. Kështu që me votën e tij që me 51% me rrëzu veten Kurti e konfirmon me dorë të deputetëve të vet që është dështak”, shtoi ai. Kastrati thekson se nëse Kurti vazhdon të mbetët në pushtet dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme.

“Unë pres këtë lajm të mirë për Kosovën, përndryshe ne skemi nevojë të takohemi për asnjë temë tjetër me Kurtin. Ama bash për asnjë temë tjetër. Nëse Kurti vazhdon me mbet në pushtet dëmet për Kosovën kanë me qenë të pariparueshme”, përfundoi Kastrati.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Për çka po përgatitet Serbia? Ushtrimi ushtarak me Kinën ndez alarmin në Ballkan!

Forcat speciale të Serbisë dhe Kinës kanë nisur për herë të parë një stërvitje të përbashkët ushtarake në provincën Hebei të Kinës, me emrin...

Ambasadori Meidani në Tetovë: Mbështetje për lirinë e medias, nga Qendra Informative ku punon gazetari i ndëshkuar nga pushteti

Tetovë, 15 Korrik 2025 – Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Denion Meidani, vizitoi sot Qendrën Informative në Tetovë,...

ASH Taravari: VLEN po mashtron, 99 maqedonas, 21 shqiptarë me kontrata afatshkurtra në dogana, jo punësime

Aleanca për Shqiptarët (ASH) reagon siç thuhet “me shqetësim ndaj deklaratave të bëra sot nga përfaqësues të grupimit politik FLEN, lidhur me të ashtuquajturat...

T’i bësh të dashurit masazh rrit dashurinë me 20%

Një studim i fundit ka zbuluar se çiftet që i bëjnë njëri-tjetrit masazh përjetojnë një rritje prej 20% të ndjenjave të dashurisë dhe afërsisë....

Qesharake: Kryetari i Shtimes krenohet me pak asfalt pranë sallonit për të pame në këtë komunë: Investim që sjell ndryshim

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, është krenuar me pak metra asfalt që është shtruar pranë sallonit për të pame në këtë komunë. Ndonëse...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu