Kasami: VLEN si pjesë e Qeverisë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve

Koalicioni VLEN sot ka realizuar takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në të cilën kanë folur për avancimin e bizneseve në vend. Gjatë takimit kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se bashkërisht do të angazhohen në implementimin e politikave të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, në drejtim të avancimit të bizneseve për arritjen e zhvillimit ekonomik për të mirën e qytetarëve.

“Ne ishim në takim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për të bashkëpunuar për pjesën ekonomike të programës dhe mundësitë e bashkëpunimit si qeveri e ardhshme me biznese. Ne jemi të lumtur që kemi pasur një komunikim shumë të rregullt me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore ku si rezultat ne kemi implementuar shumë pika të programës të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në programën tonë parazgjedhore. Ajo që është më me rëndësi është se ne sot nënshkruam një memorandum bashkëpunimi, ku bashkërisht të angazhohemi që të implementojmë gjitha politikat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në drejtim të avancimit të bizneseve që do të jetë një motor i zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve”, tha Kasami.

Kasami shtojnë nga atje, nga zyrat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore tha se besojnë fuqishëm që pas 8 majit, koalicioni VLEN si pjesë e Qeverisë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të bizneseve tona me qëllim të ndaljes së këtij ekzodusi të rinisë tonë dhe qytetarëve tonë drejt perëndimit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiç: Bordi i Paqes po krijon përçarje brenda BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Bordi i Paqes, i iniciuar të enjten në Davos, ka thelluar ndarjet brenda Evropës dhe se...

Macja Skaj në qendër të vëmendjes: Alarm në Kisela Vodë, 3000 euro për gjetjen e macës

3000 euro SHPËRBLIM! Kërkohet Skaj – Mace femër, e humbur në Kisela Vodë, mes Çeshmës dhe shkollës “Partenija Zografski”. Dallohet sepse ka ngjyrë gri të çelët...

Zv.kryeministri shqiptar🇦🇱 dhuron shenjtoren shqiptare🇦🇱 Nënë Tereza, por vetëm në maqedonisht🇲🇰!

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, në Takimin e Liderëve 2026 në Davos, të organizuar nga Abraham House, ka hapur më...

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu