Kasami: Nuk e paragjykojmë vendimin e Mickoskit për Taravarin, sonte takohemi për t’i sqaruar këto situata

Bilall Kasami nga VLEN tha se nuk e paragjykojnë vendimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, që Arben Taravari të vazhdojë të mbetet në qeveri. Kasami tha se sonte do të takohen me Mickoskin, për të sqaruar situatën, ndërkaq theksoi se për VLEN mbetet e papranueshme që, siç thotë Kasami, dikush që bashkëpunon me BDI-në, të jetë pjesë e qeverisë.
“Ne dmth nuk e paragjykojmë qëndrimin e kryeministrit por si koalicion VLEN do të insistojmë deri në fund që çdokush që bashkëpunon me BDI-në, në këto rrethana kur BDI është në lista të zeza, kur BDI është parti që duhet të japë llogari për korrupsionin e funksionarëve të lartë të saj, nuk mund të jetë e pranueshme. Sonte kemi një takim me kryeministrin, ku besojmë t’i sqarojmë edhe këto situata. Po do të bashkëbisedojmë rreth dmth koalicionit qeveritar dhe rreth asaj që e kemi thënë se ne si koalicion kemi pasur një marrëveshje për themelim të qeverisë me VMRO-DPMNE-në dhe sigurisht në kuadër të asaj marrëveshje do ta shqyrtojmë edhe njëherë pozicionin tonë se si më tutje si koalicion VLEN në raport me kryeministrin dhe qeverinë”, tha Kasami./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Etika e Xhemijetit dhe morali i nënshtrimit!

(Nga:Besir Bajrami) “Përkatësia etike është më e rëndësishme se përkatësia etnike”, thotë Zeqirija Ibrahimi, kryetar i partisë politiko-fetare "Alternativa", e që në mënyrë implicite...

Mungonte gjuha shqipe, gjashtë këshilltarët e AKI-së në Shkup nuk i nënshkruajnë vendimet

Këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Naim Bajrami ka reaguar ndaj mosrespeketimit të gjuhës shqipe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Bajrami në profilin e tij...

Rina Ajdari: Tetovës i duhet të çohet sërish në këmbë, e bashkuar dhe me vizion

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi në profilin e saj në FB ka shënuar se tani është momenti kur...

Do të ulë investimet kapitale, Qeveria borxhin do ta shlyejë me borxh të ri

Shlyerja e borxhit nga euroobligacioni që kap vlerën prej 700 milionë eurosh dhe borxhe shtesë ndaj jashtme prej 200 milionë eurosh do të jetë...

Nuk ka paqe në Gaza, 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

Të paktën 50 palestinezë, mes tyre 22 fëmijë, u vranë dhe mbi 200 u plagosën të martën në mbrëmje në një valë sulmesh ajrore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu