Kasami: LEN nuk ka prijës dhe lider, kemi ndarë bartësit e listave!

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami për TV Koha ka deklaruar se në koalicionin Lidhja Evropiane për Ndryshim nuk ka prijës dhe lider por se të gjithë janë të barabartë në këtë proces.

“Nuk ka ndonjë marrëveshje, ndonjë bisedë që formalisht dikush t’i prijë këtij koalicioni, pra bëhet fjalë për një koalicion të partnerëve të barabartë”, tha Kasami.

Ai njoftoi se janë dakorduar se kush do të jenë bartësit e listave nëpër zonat zgjedhore.

“Parimisht jemi dakorduar që Mexhiti do të jetë bartës në zonën një, Afrim Gashi do jetë bartës në zonën e dytë zgjedhore, unë do t’i prijë zonës së gjashtë zgjedhore dhe Aleanca për Shqiptarët do t’i prijë zonës së pestë zgjedhore”, tha Kasami.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari do të kandidojë për president nga radhët e këtij koalicioni.

Rikujtojmë që në koalicionin opozitar Lidhja Evropiane për Ndryshim janë partitë Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe Aleanca për Shqiptarët, ndërkaq pjesë e këtij koalicioni është edhe Bekim Qoku nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zgjedhjet e shtata presidenciale, sipas marrëveshjes politike, do të mbahen më 24 prill, ndërsa zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare do të mbahen më 8 maj, të cilat kësaj radhe do të jenë të rregullta. Nëse do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato do të përkojnë me zgjedhjet parlamentare dhe do të mbahen më 8 maj.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill. Partitë politike kanë shpalosur kandidatët e tyre për president.

Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

Gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale do të vijojë fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu