Goditje për Frontin në Tearcë: Anketa e UBO-s nxjerr në epërsi kandidatin e VLEN-it

Në komunën e Tearcës duket se fryma e ndryshimit po vazhdon të mbetet e qëndrueshme. Të dhënat e publikuara nga një anketë e realizuar nga Agjencioni UBO, tregojnë se kandidati i koalicionit VLEN gëzon mbështetjen më të madhe të qytetarëve nëse zgjedhjet lokale do të mbaheshin javën e ardhshme.

Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se 42.1% e të anketuarve do të votonin për kandidatin e VLEN-it, ndërsa 36.5% do t’ia jepnin votën kandidatit të Frontit Evropian.

Ky avantazh prej 5.6 pikësh përqindjeje konsiderohet domethënës për një komunë si Tearca, ku tradicionalisht garat elektorale kanë qenë të ngushta dhe me ndikim në balancat rajonale.

Anketa është zhvilluar në periudhën 1 deri më 7 korrik 2025 dhe pasqyron perceptimet aktuale të qytetarëve mbi ofertat politike që pritet të garojnë në zgjedhjet lokale të vjeshtës.

Avantazhi i VLEN-it në Tearcë shihet si vazhdim i një trendi më të gjerë të mbështetjes që ky koalicion ka marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe si shenjë e rritjes së besimit qytetar për një qeverisje të re lokale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zeqirja Ibrahimi jep dorëheqje të parevokueshme

Të nderuar bashkëpunëtorë e kolegë të Alternativës, në veçanti, e të VLEN-it, në përgjithësi, Familjarë të dashur, miq e shokë, Dëshiroj t’ju njoftoj publikisht se sonte,...

Kryetari serb i Zubin Potokut largon flamurin e Kosovës dhe foton e presidentes nga zyra

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Milosh Peroviq ka larguar flamurin e Kosovës dhe fotografinë e presidentes Vjosa Osmani nga zyra e tij. Kjo shihet...

Adriana Matoshi kërkon votë “për m’i sos” opozitën: Unë vazhdoj me punu e me ju gëzu

Gazeta 10 është pjesë e Java Multimedia Production, që ka në pronësi edhe Kanal10 dhe Radio10. Gazeta 10 është portal informativ që udhëhiqet nga gazetarë...

BE i përgjigjet Trump për strategjinë e sigurisë: Nuk vendos e vetme SHBA për paqen

Bashkimi Evropian i është përgjigjur SHBA-së lidhur me strategjinë e re të sigurisë kombëtare të publikuar nga Donald Trump, e cila përfshin edhe qëndrimin...

Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve në kufi

Tajlanda ka kryer sulme ajrore ndaj Kamboxhias fqinje më 8 dhjetor, tha ushtria e shtetit, teksa të dyja palët kanë këmbyer akuza për shpërthimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu