Kandidatët për president pa debat të përbashkët, Tahiri dhe Antonovski: Kjo u konvenon të gjithë kandidatëve

Sa janë të nevojshme debatet televizive të kandidatëve për presidentë, për zgjedhjen që duhet bërë qytetarët. Kjo dilemë u imponua pasi, të paktën deri më tani, askush nuk konfirmoi një debat të tillë për ballafaqimin e kandidatëve për shef të shtetit. Edhe pse kishte nismë nga presidenti aktual Pendarovski që të organizohet ballafaqim televiziv të kandidatëve, kjo iniciativë u anulua pasi disa prej kandidatëve refuzuan të marrin pjesë duke e kontestuar pjesëmarrjen e dy prej kandidatëve. Kjo ishte tema e emisionit të sotëm Daily Click, ku profesori Sefer Tahiri vlerësoi se ky është një kthim prapa për shkak se, siç tha, kapaciteti partiak demokratik është në nivel të ulët duke dashur ta mbajnë pozitën e tyre të lezetshme.

“Që të mund qytetarët të zgjedhin një prej kandidatëve presidencialë, duhet të dëgjojnë se çfarë flasin ata jo vetëm në tubimet, por edhe në ballafaqimet e tyre në media. Opinioni do që t’i shohë, ishin në debat Taravari dhe Osmani. Opinioni do që t’i shohë kandidatët sepse, për shembull Vankovska mendon, dhe të shohim se si mendon që ta rishikojë Marrëveshjen e Prespës”, tha Sefer Tahiri, profesor.

Situata e këtillë u konvenon kandidatëve dhe partive politike, sepse kështu flasin vetëm për atë që u konvenon, nuk ka kryqëzim të argumenteve mes oponentëve, tha Dragan Antonovski, drejtor i MIA-s.

“Unë sinqerisht nuk besoj se dikush prej votuesve brenda këtyre 20 ditëve do ta ndryshojë qëndrimin e tij. Mund ta konfirmojë dhe të marrë informacione shtese. Megjithatë qëndrimi ndërtohet në të gjithë procesin brenda këtyre ditëve. Duelet janë të dobishme për shkak se në atë moment mund të hapen çështje të cilat, të themi i kanë shmangur qëllimshëm, sepse askush nuk ia ka parashtruar këtë pyetje, dhe tani do të duhet të përgjigjen se si do ta zgjidhnin atë çështje. Jo, unë dua ta zgjidh. Si do ta zgjidhësh?”, pohoi Dragan Antonovski, drejtor i MIA.

Tani për tani debati i vetëm që u mbajt ishte debati mes kandidatëve Bujar Osmani dhe Arben Taravari në TV21, të cilin opinioni e vlerësoi si debat në nivel të lartë të kulturës politike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu