ASH Taravari: VLEN të kërkojë fajin te VMRO, ZNAM dhe partia serbe, jo te opozita shqiptare

Aleanca për Shqiptarët (ASH) thekson se e keqja e VLEN-it nuk është opozita shqiptare dhe Aleanca për Shqiptarët, por partnerët e tyre qeveritarë – VMRO-DPMNE, ZNAM dhe Partia Demokratike Serbe e Ivan Stoilkoviçit.

“Me politikat e tyre antishqiptare, këta partnerë po e përdorin dhe po e eksploatojnë VLEN-in përditë, duke e nxjerrë keq para syve të shqiptarëve. Diskriminimi dhe degradimi i shqiptarëve në çdo instancë ndodh hapur, para dhe pas syve të zyrtarëve të VLEN-it, dhe për këtë përgjegjësia nuk mund t’i faturohet opozitës shqiptare.

VLEN duhet të ndalë së sjelluri si opozitë, duke u amnistuar nga mëkatet e kësaj qeverie. E keqja e tyre ka emër – VMRO-DPMNE dhe partnerët qeveritarë – dhe fajin duhet ta kërkojnë aty, si dhe te zyrtarët e vet që po legjitimojnë politikat revanshiste ndaj shqiptarëve nga tutori i tyre, Hristijan Mickoski.

VLEN bën mirë të marrë shembull nga Aleanca për Shqiptarët dhe kryetari Arben Taravari dhe sa më parë të tërhiqet nga kjo qeveri ekstreme ndaj shqiptarëve. Përndryshe, përgjegjësia bie mbi ta dhe askush nuk do t’i amnistojë.

Aleanca për Shqiptarët nuk ka asnjë faj që kjo qeveri për çdo ditë ndërmerr hapa për çmontimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe nënçmimin e shqiptarëve. Sa më shpejt VLEN ta kuptojë këtë, aq më lehtë do ta ketë të dalë para qytetarëve shqiptarë për të kërkuar falje.

Nëse vazhdohet me rrënimin e çdo arritjeje të shqiptarëve nga kjo qeveri, atëherë as falja nuk do të ketë më vlerë.

Prandaj, VLEN duhet t’i kthehet popullit dhe të mos merret me shpifje e sulme ndaj opozitës shqiptare, sepse shqiptarët presin përgjegjësi dhe vizion, jo arsyetime për të qëndruar një ditë më tepër në pushtet. Tetori është afër dhe alarmi për ardhmërinë politike të VLEN-it është real”, thekson ASH.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Petar Bogojevski, me tone përçmuese: “Ali Ahmeti, ç’të vlejnë njëqind betejat, kur në fund e humbe luftën nga ne?

Në një reagim të fortë dhe me tone përçmuese ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, politikani maqedonas dhe udhëheqësi i lëvizjes Maqedoniski Koncept, dr....

Krenar Lloga: VMRO, vLEN dhe LSDM në koalicion të fshehtë për ta rrëzuar Çashkën!

Pas zhvillimeve të fundit rreth ankesës së përbashkët të VMRO-DPMNE dhe LSDM për rezultatin zgjedhor në Komunën e Çashkës, ka reaguar ashpër Krenar Lloga,...

VMRO dhe LSDM bashkohen kundër fitores së Suat Shaqirit në Çashkë – VLEN hesht për kontestimin

Në një veprim të pazakontë politik, partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM janë bashkuar për të dorëzuar një ankesë të përbashkët në Komisionin Shtetëror Zgjedhor...

Kryetari i Butelit thumbon Hoxhën nga Butel 2: Nuk pati forcë të më urojë, e pres si kandidat të BDI-së në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka komentuar mungesën e urimit nga Hoxha i Butel 2 pas fitores së tij në zgjedhje. Ai...

“Ftesë nga Prokuroria për Artan Dikën: në qendër të hetimit, kandidati i VLEN dhe VMRO, Mendi Qyra”

Shkup, 21 tetor 2025 – Juristi dhe aktivisti Artan Dika ka bërë të ditur sot se është ftuar nga Prokuroria Themelore e Shkupit për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu