Janevska: Mësim në gjuhën shqipe në Çashkë do të ketë nëse krijohen kushte

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, e pyetur se si do të zhvillohet mësimi në vitin e ri shkollor në Çashkë, shqip apo maqedonisht, tha se deri më tani ka pasur shumë parregullsi për këtë çështje dhe se po përpiqen ta zbërthejnë gjithë lëmshin e krijuar. Sipas Janevkës, mësim shqip në Çashkë do të ketë nëse krijohen kushte.

“Me të vërtetë, e pamundur është në Ministri, diku ku ka nënshkruar ministri, të mos ketë dokumentacion për këtë rast. Pasi ta shohim dokumentacionin, do të takohemi dhe do të kërkojmë, me të gjithë përfaqësuesit, zgjidhjen më adekuate. Të drejtat e të gjithëve, sipas ligjit, do të respektohen. Pra, nëse hapen kushte, nëse mundësojmë kushte të denja, po, fëmijët do të mësojnë në gjuhën shqipe.

Me këtë dua të ju theksoj se fëmijët e këtyre dhjetëra fëmijëve kanë nënshkruar deklarata para se të dalë problemi, se fëmijët do të mësojnë në gjuhën maqedonase. Se janë fëmijë që i dinë të dy gjuhët, është mjedis i përzier. Kjo përbën problem shtesë dhe një pjesë e tyre nuk janë me adresë banimi në atë rajon”, theksoi Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori...

Irani: Materiali bërthamor i pasuruar “nën rrënojat” e goditjeve nga lufta me Izraelin

Irani njoftoi të enjten se materiali i pasuruar bërthamor mbetet “nën rrënojat” e objekteve të goditura gjatë luftës së fundit me Izraelin. Ministri iranian i...

Gjermania mbështet planin francez për shtetin palestinez, sipas Bloomberg

Pas sulmeve në Katar, Berlini pritet të votojë pro Deklaratës së New York-ut për dy shtete Qeveria gjermane ka vendosur të mbështesë një propozim francez...

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

Radoiçiçi, gazetarët dhe grusht-shteti: Çka tha presidentja Osmani?

Presidentja e Kosovës thotë se hetimet e autoriteteve nuk kanë pasur për objekt gazetarët, por strukturat kriminale të Serbisë, që pastaj kanë rezultuar në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu