Janevska: Historia, gjeografia, edukata qytetare do të mësohen sërish si lëndë të veçanta

Koncepti i cili nuk jep rezultate, është i nevojshmëm të ndryshohet, aspekte të caktuara të Konceptimit për arsimin fillor do të pësojnë ndryshime, sepse as mësimdhënësit, e as nxënësit dhe prindërit nuk janë të kënaqur me implementimin dhe efektet e arritura. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në takim me drejtorin e Byrosë për Zhvillim e Arsimit, Abdulfeta Fetai, në të cilën u diskutua për gjendjet aktuale në arsim dhe përpjekjet për përmirësimin e tij, në interes të krijimit të gjeneratave kualitative të nxënësve.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT
“Planifikuam që historia, gjeografia, edukata qytetare dhe lëndët e tjera të mësohen sërish si lëndë të veçuara, ndërsa jo siç janë aktualisht të bashkuara dhe të krijohet konfuzion tek mësimdhënësit dhe nxënësit që vërtet pyesin çdo ditë se me cilën lëndë orë mësimore. Materija duhet qartë të përkufizohet, siç është praktikë në shumicën e vendeve në Evropë dhe më gjerë”.

Nga ministria e arsimit sqaruan se në takim u diskutua edhe për gjendjen me tekstet shkollore, veçanërisht në arsimin fillor, ku mungojnë një pjesë e madhe e lëndëve. Janevska potencoi se po bëhen përpjekje që para se të fillojë viti i ri shkollor të sigurohen tekstet për të gjitha paralelet, ndërsa për arsimin e mesëm do të ndodhë gradualisht në vitet e ardhshme sepse gjendja është, siз ka thënë Janevsjka vërtet katastrofale.

Bashkëbiseduesit folën edhe për përdorimin dhe problemet në përdorimin e ditarit-elektronik ekzistues, si dhe përfitimet e ditarit të ri elektronik i cili u promovua të mërkurën në mbrëmje ndërsa do të zbazohet gjatë vitit të ardhshëm shkollor. Ministrja theksoi se në këtë periudhë kalimtare të dixhitalizimit të arsimit, përmes anketës elektronike, do të dëgjohet mendimi i mësimdhënësve nëse në këtë fazë duhet të hiqet tërësisht ditari në letër apo do të ishte e dobishme të plotësohej versioni i modifikuar në të cilën ata do të futin vetëm notat dhe mungesat. /SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shërbimet e sigurisë janë në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, pa specifikuar se cili mund...

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese

Nuk ka hapa konkretë nga Maqedonia në procesin eurointegrues, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përcjell TV21. Në të theksohet...

Haqim Ramadani: Do ti nxjerri pazaret e pista të partive shqiptare që shitën Bërvenicën

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër pas përfundimit të raundit zgjedhor, duke akuzuar disa parti shqiptare për, siç...

Postimi prekës i djalit të Jakup Krasniqit: Sot bëhen pesë vite që ne presim drejtësi, edhe në pleqëri po sakrifikon me dinjitet

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit përmes një postimi në Facebook tha se sot bëhen pesë vjet që babai i tij është në...

Kërçova dhe Bërvenica “Etike”, ndërsa Dibra “Etnike”, “Abija” Zek dhe moralet me dy fytyra

Kur politika vishet me “etikë”, zakonisht fsheh një kalkulim të thatë interesash. Këtë e pamë qartë te Zeqirja Ibrahimi, i cili, në prag të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu