“Janë sekuestruar 35 vetura, kallëzim penal për 12 persona”, Drejtori i Doganave thotë se janë zbuluar dallaveret gjatë importit të veturave të përdorura në Maqedoni

Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski njoftoi se kanë zbuluar një rrjet të organizuar që kanë kryer vepra penale me vetura të përdorura, shkruan TV21. Nikollovski tha se pa paguar doganë dhe tatime të tjera, veturat janë hedhur në treg në auto tregje të ndryshe në Maqedoninë e Veriut. Janë parashtruar kallëzime penale për 12 persona, 8 prej të cilëve doganierë dhe ndaj 5 kompanive.

“Importues, spediterë, shoferë të punësuar në kompani të transportit dhe zyrtarë të doganës, në mënyre të organizuar kryenin vepra penale me vetura të përdorura, këta vetura në mënyrë ilegale janë vendosur në treg dhe kanë përfunduar në tregje të automjeteve në Maqedoni, pa u paguar taksat e importit. Janë konfiskuar 35 vetura me vlerë të përgjithshme të 20 milionë denarëve, ku buxheti i RMV-së përmes shmangies së tatimeve, është dëmtuar për 9 milionë denarë. Janë parashtruar kallëzime penale për 24 persona, 12 fizikë dhe 5 juridikë. Për 8 doganierë bëhet fjalë”, tha mes tjerash Nikollovski, duke shtuar se personat në fjalë dhe persona të tjerë, dyshohet se disa herë e kanë përsëritur të njëjtën vepër.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu