Jakupi: Dua t’i rikujtoj Taravarit se ai vetë ka ushtruar hakmarrje politike ndaj meje personalisht

Berat Jakupi, nënkryetar i ASH së Ziadin Selës ka reaguar pas deklaratave të Taravarit në intervistën e mbrëmshme në Ora24.
Jakupi i cili është nga Gostivari ka shkruar:
“Deklaratat e fundit të Arben Taravarit dhe postimet e tij në Facebook për mua janë, paradoksale dhe të neveritshme.
Të dëgjosh sot si përpiqet të ngrejë zërin për të drejtat e shqiptarëve, vetëm pasi është përjashtuar nga qeveria, është qesharake. Sepse kur ishte pjesë e pushtetit, jo vetëm që heshti, por u bë bashkëpunëtor në padrejtësitë ndaj shqiptarëve.
Akoma më hipokrite janë deklaratat e tij kundër hakmarrjes politike. Dua t’i rikujtoj Taravarit se ai vetë ka ushtruar hakmarrje politike në mënyrën më të ulët të mundshme – ndaj meje personalisht – vetëm sepse vendosa të vazhdoj rrugën me Ziadin Selën. Hakmarrja e tij shkoi përtej çdo limiti njerëzor dhe moral.
Pastaj ka kurajën të thotë: “Unë kurrë nuk kam thënë asnjë fjalë të keqe për Ziadin Selën.
Në fakt, Arben, nuk është e nevojshme të thuash asgjë – sepse veprimet e tua flasin vetë. Dhe ndonjëherë, më mirë thuaj një fjalë të keqe, sesa të bësh atë që ke bërë”, përfundon Jakupi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E punëson djalin e tij, Rushiti: Është paguar me honorar minimal, më pak se përkthyesit tjerë

Kam marrë informacione nga disa prej jush se në këto ditë ka qarkulluar një lajm i bujshëm në disa faqe të panjohura, sipas të...

MEXHITI NGA GAZI BABA: PO NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR ÇDO LAGJE DHE ÇDO QYTETAR!

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës...

Latif Arifi – gazetari linçues, ironia e lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut

Në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, përçarja nuk është turp, por trampolinë. Dhe askush nuk e ka treguar këtë më mirë se Latif...

Sulmohet kandidati për Strugën, Robert Mileski: “Më shuan cigare në fytyrë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Strugë, ku kandidati i pavarur për kryetar komune, Robert Mileski, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

Shkallon Fatmiri i Mickos!

Nga: Medai Shaholli Në tubimin e parë të mbrëmshëm para kërçovarëve si kandidat për kryekomunar, Fatziu i Kërçovës ( Fatmir Limani) si i përzgjedhur i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu