JA KUR DO TË KTHEHEN MJETET NGA TVSH-JA IME PËR TRE-MUJORIN E DYTË

Shkup, 18 gusht – Kthimi i tatimit kryhet brenda 60 ditëve pas përfundimit të tre-mujorit kalendarik. Kështu thanë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) për Portalb.mk pasi i pyetëm pse deri më tani qytetarëve nuk u janë kthyer mjetet për tre-mujorin e dytë të këtij viti.

Pati shume ankesa nga qytetarët se nuk kanë marrë në llogaritë e tyre mjetet nga TVSH-ja ime për muajt prill, maj dhe qershor.

Për këtë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike sqaruan se mjetet kthehen brenda 60 ditëve pas përfundimit të tre-mujorit.

“Në përputhje me nenin 8 të Ligjit për kthimin e një pjese të vlerës nga tatimi i shtuar i personave fizik kthimi i tatimit kryhet në llogarinë e transaksionit të personit fizik sipas detyrës zyrtare nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, brenda 60 ditëve pas përfundimit të tremujorit kalendarik në të cilin është lëshuar llogaria fiskale”, thanë nga DAP.

Sipas kësaj i bie që mjetet duhet të lëshohen në llogaritë e qytetarëve më së voni deri në fund të muajit gusht.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska së fundmi bëri të ditur se TVSH-ja ime do të vazhdojë të aplikohet.

Masa e kthimi të 15% nga TVSH-ja e përllogaritur zbatohet që nga 1 korriku i vitit 2019.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kush do ta kalëroj VREDI-n?

Lideri që do të kalëroj me subjektin e stisur nga Micko me emrin e vërtetë VREDI, do të zgjidhet së shpejti thonë vredistët, ku...

Debat i ashpër mes Inës dhe Brikenës në BBV: Do sponsor për të të paguar miss-in

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, tensionet janë rritur mes dy banoreve, Brikena Selmani dhe Ina Aderi, të cilat janë përfshirë sot në një...

Tallje për martesën e tretë, Blero reagon ndaj komentuesve

Natën e 12 janarit, në rrjet nisën të qarkullonin pamjet nga dasma e Bleros me partneren e tij, Eronita. Çifti i dha fund beqarisë...

Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Kanadaja dhe Kina kanë arritur një marrëveshje fillestare tregtare që do të ulë ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike dhe kanolën, tha të premten kryeministri...

Tentoi të godiste me thikë një grua, policia neutralizon autorin brenda qendrës tregtare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Hong Kong. Pamjet tragjike kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur policia ndërhyn për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu