Izraeli i vazhdon bombardimet në Liban, Irani paralajmëron “mundësinë për luftë”

Ndërkohë, numri i të zhvendosurve nga lufta në jug të Libanit është dyfishuar dhe tani ka arritur në 211.000, sipas Kombeve të Bashkuara.Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.Marina izraelite e shkatërroi një raketë që po shkonte në drejtim të Izraelit nga Deti i Kuq, ndërsa tetë raketa të tjera të shkrepura nga toka libaneze ranë në zona të hapura, tha ushtria izraelite.Nasrallahu u vra gjatë sulmeve masive ajrore të Izraelit kundër selisë qendrore të këtij grupi në jug të Bejrutit të premten.Vrasja e Nasrallahut është goditje e rëndë për Hezbollahun dhe Iranin. Gjatë 30 vjetëve në krye të Hezbollahut, Nasrallahu e shndërroi këtë milici shiite në një forcë të madhe politike në Liban, si dhe në një armik të fuqishëm të Izraelit fqinj.Izraeli njoftoi vrasjen e tij të shtunën, ndërsa Hezbollahu e konfirmoi vdekjen e tij më vonë.Hezbollahu ka thënë se do të vazhdojë të luftojë kundër Izraelit pas vrasjes së tij dhe ka vazhduar të hedhë raketa drejt Izraelit edhe të dielën.Përshkallëzimi mes Izraelit dhe Hezbollahut ka rritur frikën se konflikti mes tyre mund të dalë nga kontrolli dhe ta zhysë edhe Iranin dhe Shtetet e Bashkuara në të.Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr përgjatë kufirit paralelisht me luftën e Izraelit në Gazë kundër Hamasit – një grupi tjetër të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE.Hezbollahu thotë se po e lufton Izraelin në mbështetje të Hamasit, i cili e kreu një sulm në jug të Izraelit tetorin e kaluar duke e nxitur luftën në Gazë.Më shumë se 1.670 njerëz, përfshirë 104 fëmijë, janë vrarë nga sulmet izraelite në Liban prej 8 tetorit të vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu