Izraeli e konfirmon: Hyn në fuqi marrëveshja e ar’mëpushimit në Gaza

Zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi se armëpushimi në Gaza ka hyrë në fuqi.

“Sipas planit për lirimin e pengjeve, armëpushimi për fazën e parë në Gaza do të hyjë në fuqi në orën 11:15 me orën lokale (09:15 GMT)”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se armëpushimi filloi në orën 11:15, me orën lokale, pothuajse tre orë me vonesë nga ora që ishte parashikuar më herët. Kjo vonesë erdhi pasi Hamas tha se kishte një vonesë “teknike” në dorëzimin e emrave të tre pengjeve, të cilët do të liroheshin të dielën.

Ndërkohë ka nisur vendosja e mijëra policëve në të gjithë Rripin e Gazës, sipas planit qeveritar, për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Kjo u bë e ditur nga zyra e informacionit të Hamasit, raportojnë mediat izraelite.

Sulmet izraelite pas kohës së fillimit të armëpushimit të planifikuar fillimisht në orën 8:30 të mëngjesit, vranë të paktën tetë palestinezë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha më herët se armëpushimi i shumëpritur nuk do të fillonte derisa Hamas të publikojë listën e pengjeve. Pavarësisht vonesave, edhe Hamas publikoi tre pengje, të cilat do të lirohen, sipas marrëveshjes.

Marrëveshja e armëpushimit parashikon dhënien fund të luftës 15 mujore dhe lirimin e pothuajse 100 pengjeve, që u morën gjatë sulmit të Hamas në Izrael më 7 tetor 2023.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mashtrimi më i zgjuar që nga Kali i Trojës: Vepra sovjetike e artit që spiunoi SHBA-të

Nga Matt Wilson, BBC Një pajisje përgjimi e fshehur brenda një vepre arti në vitin 1945 nuk u zbulua nga shërbimet e sigurisë amerikane për...

VMRO i kërkon Osmanit të japë llogari për Samitin e OSBE-së në vend të statuseve që nxisin përçarje

VMRO-DPMNE-ja nëpërmjet një komunikate porosit kandidatin e BDI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani që në vend të statuseve në Facebook që nxisin urrejtje...

Reagon babai i Jozit pas shpërthimit me tritol, i thotë këto fjalë

Babai i ish-banorit të “Big Brother Vip Albania”, Jozefin Marku, ka thyer heshtjen pas shpërthimit me tritol në zonën e Fushë-Kuqes mëngjesin e 26...

ASH: Pushteti të mos shpif, por të publikoj lidhjet e Taravarit me investitorët nga Shqipëria?

ASH krahu i taravarit përmes një komunikate vlerëson se “VMRO-DPMNE, së bashku me “eksperimentin VLEN”, tenton të njollosë figurën e kryetarit, Dr. Arben Taravari,...

Jep dorëheqje themeluesja e LD-së, Fitore Qirezi

Fitore Qirezi, një nga themelueset e Lëvizjes Demokratike – LD të Izet Mexhitit në Çair, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake. Ajo...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu