Izet Mexhiti: VLEN është favorit për të formuar Qeverinë

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nga VLEN ka bërë të ditur se koalicioni opozitar është i hapur të negociojë me të gjitha partitë politike, por ka anashkaluar Levicën.

Mexhiti tha se të gjitha partitë tjera kanë deklaruar se janë të orientuara kah Evropa.

“Për Levicën nuk kam dilemë. Të tjerët, në parim janë të orientuar kah Evropa në programet e tyre. Kështu, jemi të hapur për bisedime me të gjithë të tjerët”, tha Mexhiti.

Mexhiti ka shkuar më tej. Shton se të gjitha kombinimet e nxjerrin VLEN si tabor të dëshirueshëm për formim të Qeverisë nga pala shqiptare.

“Ka më shumë kombinime dhe të gjitha kombinimet shkojnë në favor të VLEN-it dhe asnjë kombinim nuk shkon në favor të BDI-së, sepse asnjë tabor politik nuk e dëshiron BDI-në”, tha Mexhiti.

Sa i takon ndryshimeve kushtetuese, shtoi se edhe Qeveria aktuale premtoi se do t’i realizojë ndryshimet kushtetuese, por nuk i realizoi.

“Është më mirë më pak me fol e më shumë me punu”, tha Mexhiti./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Komisioni i Venedikut bie dakord me ligjin e qeverisë!

(Nga: Medai Shaholli) Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat javën e kaluar mori opinion pozitiv nga Komisioni i Venedikut, i cili u prezantua nga...

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që...

“Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në...

Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?

Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë...

Bojkot paralajmërues në Librat Amë në Tetovë! Qytetarët mbeten pa shërbime, por i mirëkuptojnë

Këta qytetarët të Tetovës erdhën sot në Drejtorinë e Librave Amë, por u kthyen pa kryer punë! Të punësuarit në këtë institucion sot nisën bojkotin,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu