Izet Mexhiti takohet me ambasadoren Anxhela Ageler

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, realizoi një takim me Ekselencën e Saj, ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Anxhela Ageler.

Në këtë takim, ministri Mexhiti i theksoi prioritetet kryesore dhe përcaktimet strategjike të Qeverisë së re dhe e siguroi ambasadoren Ageler se si shumicë parlamentare, Qeveria mbetet edhe më tej plotësisht e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella me partnerin më të madh strategjik dhe aleatin më të fortë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se vendosmëria euroatlantike dhe anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian mbeten prioriteet kryesore.

Si zëvendëskryeministër i parë në takim, Mexhiti shprehu falënderim të sinqertë për mbështetjen dhe ndihmën e parezervë që SHBA-ja në kontinuitet e jep në drejtim të reformimit të institucioneve dhe përforcimit të kapaciteteve demokratike dhe mjedisit demokratik në vendin tonë. Qëndrimi ishte i përbashkët se nevojiten rezultate në luftën kundër korrupsionit politik, i cili ka depërtuar thellë në poret e shumë institucioneve. Dhënia e drejtësisë duhet të jetë jo selektive dhe në përputhje me standardet më të larta të qverisjes së të drejtës. Që kjo të ndodhë, nevojiten reforma në sistemin e drejtësisë dhe Qeveria është e vendosur që këtë luftë ta realizojë deri në fund.

Të dyja palët u dakorduan se çështja e legjitimitetit politik të Qeverisë së re është çështje e mbyllur. Periudha e ardhshme do të përdoret për të realizuar një tranzicion të suksesshëm dhe për të konsoliduar institucionet në vend. Në këtë proces, mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë, në radhë të parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Nga pozita e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, e informoi ambasadoren Ageler me prioritetet kyçe të Ministrisë në drejtim të luftës pa kompromis me ndotësit e ajrit ambiental, në përputhje me standardet më të larta evropiane dhe në kuadër të planit për ajër të pastër. Ai shprehu besimin se bashkërisht do t’i përkushtohemi ndërtimit të burimeve të rinovueshme të energjisë që do të sigurojnë standarde më të larta ekologjike dhe se ne si një shtet i ri, kemi nevojë për përvoja të mira dhe ndarjen dhe shkëmbim njohurish dhe se mbështetja dhe ndihma nga SHBA-ja në përpjekjet tona për përmirësimin e politikave shtetërore për të sigurimin e një mjedisi të shëndetshëm është më se e mirëpritur.

Dhe në fund, Mexhiti edhe njëherë u shpreh bindshëm ndaj partnerit tonë strategjik se ne i vlerësojmë shumë të gjitha investimet e mëparshme nga SHBA-ja, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të institucioneve dhe zhvillimit socialdemokrat.

-Mbetemi garantues i sigurtë se Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbetet në drejtimin e planifikuar strategjik”, tha Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në...

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi i shtabit zgjedhor, Fisnik Ristemi, ka dhënë dorëheqje nga...

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu